Etika merr në vlerësim Skënderbeun. Supersport ka arritur të mësojë se Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka programuar një mbledhje javën e ardhshme.
Një ndër temat e rendit të ditës e kuptueshmërisht edhe më e rëndësishmja do të jetë edhe marrja në shqyrtim e dosjes “Skënderbeu”.
Bëhet fjalë për çështjen e dënimit që ju dha verën e kaluar klubit korçar nga UEFA, me organizmin kontinental që e përjashtoi Skënderbeun për një vit nga Kompeticionet Europiane për trukim ndeshjesh.
Komisioni i Etikës ka marrë në dispozicion prej kohësh edhe vendimin e zbardhur të KAS, Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë si instanca më e lartë e drejtësisë sportive e cila la në fuqi dënimin e UEFA-s, dhe tanimë pasi janë kryer gjithë procedurat disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë në shqyrtim çështjen.
Me UEFA-n që ka dhënë verën e kaluar dënimin e saj duke e fituar çështjen edhe në KAS, tani i takon drejtësisë sportive në vend, pikërisht Komisioni të Etikës që të thotë fjalën e tij ndërsa sipas të gjitha gjasave pritet të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me Skënderbeun” javën e ardhshme.
Në këtë mënyrë do të jetë pikërisht vendimi i Komisionit të Etikës i cili do të vulosë përfundimisht cështjen Skënderbeu.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com