Trukimet, Korça protestë kundër
UEFA-s: Mos na vrisni ëndrrën

Trukimet, Korça protestë kundër<br />UEFA-s: Mos na vrisni ëndrrën<br /><br>
KORÇE-Qytetarët janë ngritur në protestë kundër pretencës së komisionit të UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut me 10 vite dhe gjobën 1 milion euro me akuzën se ka trukuar mbi 50 ndeshje në Shqipëri dhe në Europë.

Të mbledhur në një tubim paqësor ata i kanë bërë thirrje UEFA-s që të mos dënojë ekipin e Skënderbeut, pasi nuk ka fiksuar ndeshjet dhe se nuk mund të penalizohet një qytet i tërë.

Qytetarët korçarë mbanin në duar pankarta “Skënderbe, je ëndrra jonë”, “Mos na vrisni ëndrrën” dhe shumë të tjera. Ndërkohë që po sot ata kanë nisur firmosjen e një peticioni që do i drejtohet UEFA-s për të mos penalizuar ekipin pas raporteve, ndërsa kanë mohuar lidhjet me kërcënimet ndaj inspektorëve.

[gallery]25620[/gallery]

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron