Trukimet në Serinë A, një
shqiptar mes të hetuarve

Trukimet në Serinë A, një<br />shqiptar mes të hetuarve
BARI - Një maksioperacion i prokurorisë së Barit ka shtrënguar rrethin e trukimeve në futbollin italian. janë arrestuar disa personazhe të njohur, mes të cilëve dhe futbollistë të serie A, për trukimin e 9 ndeshjeve të kampionatit italian sezonin e kaluar.

Ka shumë persona të cilët tani janë nën hetim si Andrea Masiello, mbrojtës i Atalantës, si dhe Daniele Portanova (mbrojtës i Bologna), Alessandro Parisi (Torino), Simone Bentivoglio, Marco Rossi, Abdelkader Ghezzal, Marco Esposito, Antonio Bellavista dhe Nicola Belmonte.

Në regjistrin e të hetuarve gjendet edhe shqiptari Armand Caca (foto), që bënte lidhjet mes futbollistëve të serie A, dhe bastvënësve ilegalë, duke transferuar shuma të mëdha. ndeshjet e trukuara janë në sezonin 2010/2011, dhe mes tyre Bari-Lecce, Palermo-Bari, Bologna-Bari, Bari-Chievo e Bari-Sampdoria.(rb/shqiptarja.com)

(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta