Trukimet, përgjimet: Futbollistët
Vinin në Tiranë për shpërblimin

Trukimet, përgjimet: Futbollistët<br />Vinin në Tiranë për shpërblimin
Mediat italiane kanë zbardhur tabulatet e përgjimeve sa i përket trukimeve të ndeshjeve të futbollit në Itali, ku në mesin e 50 të arrestuarve janë dhe dy shqiptarë. Nga përgjimet është zbardhur biseda mes drejtorit sportiv të “L'Aquila” Ernesto Di Nikola si dhe investitorit shqiptar Edmond Nerjaku.
 
Sipas prokurorëve Di Nikola i ka ofruar shqiptarit Edmond Nerjaku që të financonte një bast 70 mijë eurosh për ndeshjen Livorno-Breshia e luajtur në 24 janar të 2014.
 
Shqiptari Nerjaku e ka vënë bastin për fitoren e Livornons si dhe të bëhen sa më shumë gola. Në fakt ndeshja u fitua nga Livorno 4-2.
 
Një tjetër ndeshje që përfshin shqiptarin është Katania-Krotone e luajtur më shkurt. Di Nikola bënte që ndeshjet të dilnin ashtu siç shqiptari dhe shumë të tjerë i donin për të fituar bastin e tyre. Por skandali i trukimeve ka arritur deri në Austri. Pas trukimeve të ndeshjeve futbollistët austriakë, udhëtonin drejt Tiranës për të marrë shpërblimet e tyre.

edmond trukime ndeshje itali
(Dy shqiptaret e arrestuar per skandalin e trukimeve)
 
Në ndeshjet e trukuara në Austri viheshin baste deri në 300.000 euro, ndërsa lojtarët që po fiksonin ndeshjet shpërbleheshim me nga 25 mijë euro. Nga hetimet del se në një rast një ndeshje nuk ka dalë ashtu siç mafiozët e kishin luajtur në bast, një njëri nga futbollistët është marrë peng në një nga hotelet në Tiranë.
 
Shqiptari tjetër Erikson Aruçi sipas prokurorëve të Antimafias italiane, një bashkëpunëtor i grupit, dyshohet dhe për një pengmarrje, kur një nga ndeshjet nuk ka përfunduar me rezultatin e hedhur në bast.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kulluri tregon ‘vijat e kuqe’ pas themelimit të partisë së re: Nuk flasim me parti imagjinare! Basha diku bën diplomatin, diku analistin

Kulluri tregon ‘vijat e kuqe’ pas themelimit të partisë së re: Nuk flasim me parti imagjinare! Basha diku bën diplomatin, diku analistin