Donald Trump kandidati republikan për president ka deklaruar gjatë një fjalimi në Ohajo se nëse arrin të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të ngrejë një mekanizëm ‘’verifikimi ekstrem’’ për emigrantët.
Trump publikoi planet e tij për të luftuar ekstremizimin islamik, duke e vënë theksin tek një test i ri skanimi për të ardhurit në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Trump, aplikantët do të testohen për të përcaktuar nëse ndajnë të njetat vlera liberale perëndimore sa i takon tolerancës fetare dhe LGBD-së.
Rivalja demokrate e Trump, Hillary Clinton e kritikoi me përçmim planin e rivalit të saj, duke e etiketuar si një “dredhi cinike”.
“Kjo e ashtuquajtur “politikë” nuk mund të merret seriozisht. Si ka fytyrë Trump të dalë me një propozim të tillë kur ai vetë kundërshton barazinë martesore, ndërsa bashkëpunëtori i tij Mike Pence firmosi ligjin anti-LGBT në Indiana?”, u shpreh Clinton.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com