Trump akuzon FBI-në për rrjedhje
të informacioneve sekrete në media

Trump akuzon FBI-në për rrjedhje<br />të informacioneve sekrete në media
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ka ngritur akuza edhe për policisë federale të Amerikës ose si njihet ndryshe FBI.

Trump e ka cilësuar FBI-në, si të paaftë për të identifikuar agjentët e saj, të cilët nxjerrin informacione të klasifikuara në media.

“FBI-ja është plotësisht e paaftë për të ndaluar personat që nxjerrin informacione të klasifikuara në lidhje me sigurinë kombëtare, të cilët janë shtuar së tepërmi në qeverinë tonë prej disa kohësh. FBI nuk ka aspak aftësi gjurmimi të personave të brendshëm që kryejnë këto akte. Informacione të klasifikuara kanë dalë në media, një fakt shkatërrues për SHBA. Gjejini Tani”,  shkruan presidenti Trump, në disa statuse në Twitter.

Reagimi i Trump vjen pasi shumica e akuzave të ngritura ndaj tij dhe kabinetit të tij në media, citojnë burime në qeveri.

Gjatë një konference konservatore ditën e djeshme, presidenti Trump , ka akuzuar edhe mediat për publikimin e lajmeve të rreme.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë