Trump, demokratët të pandershëm dhe të korruptuar

Trump, demokratët të pandershëm dhe të korruptuar

Pas fitores në procesin gjyqësor në Senat që synonte shkarkimin tij, Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq të enjten duke tundur një nga të përditshmet amerikane e cila shkruante me shkronja kapitale "i pafajshëm", si dhe me kritika të ashpra ndaj kundërshtarëve të tij.

Disa orë pasi e tregoi të njëjtën gazetë para të pranishmëve në Mëngjesin e Lutjeve, zoti Trump bëri të njëjtën gjë përpara se të niste fjalimin në Shtëpinë e Bardhë rreth asaj që e cilësoi një "festë" mbi lirimin e tij nga akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Zoti Trump këmbënguli jo për herë të parë se ai nuk ka bërë asgjë të keqe, duke shtuar se: "ne kaluam padrejtësisht nëpër një situatë tejet të vështirë".

Gjatë ceremonisë së përvitshme Mëngjesi i Lutjeve Presidenti Donald Trump, i cili përballet me një fushatë të ashpër për t’u rizgjedhur i quajti "të pandershëm dhe të korruptuar" demokratët të cilët u përpoqën ta shkarkojnë, ndërkohë që akuzoi disa prej armiqve të tij politikë se kanë përdorur fenë për të justifikuar veprimet e tyre të gabuara. Megjithëse nuk e përmendi me emër zoti Trump i referohej senatorit republikan Mitt Romney, lidhur me votën e tij pro akuzës për abuzim me detyrën.

"Siç e dinë të gjithë", - tha Presidenti Trump, - familja ime, vendi ynë i shkëlqyer dhe Presidenti juaj u vu në një provë të tmerrshme nga disa njerëz shumë të pandershëm dhe të korruptuar". “Ata bënë gjithçka ishte e mundur për të na shkatërruar dhe duke vepruar kështu e dëmtuan shumë vendin tonë”, tha Presidenti Trump.

Të merkurën në një votim kryesisht në linja partiake, Senati e liroi Presidentin Trump nga akuzat për shpërdorim detyre dhe pengim të Kongresit, duke votuar kundër shkarkimit të tij.

Presidenti Trump po kandidon për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor dhe gëzon mbështetje të fortë nga të krishterët ungjillorë dhe katolikët konservatorë. Pa përmendur emra, ai kritikoi disa nga kundërshtarët e tij se përdorën besimin fetar për të justifikuar veprimet e tyre gjatë procesit në Senat.

Senatori republikan Mitt Romney, i cili është mormon, përmendi besimin e tij fetar kur votoi për shkarkimin e Presidentit Trump në Senat nën akuzën për shpërdorim pushteti.

Pas votimit në Senat, demokratët duket se janë të pasigurtë për hapat e tyre të ardhshme në hetimet kundër Presidentit./VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë