Trump dhe emigrantët, ndalohet në
aeroport djali i Muhammad Ali

Trump dhe emigrantët, ndalohet në<br />aeroport djali i Muhammad Ali
Dekreti 'Trump' i cili ndalon lëvzijen e lirë të personave të vijnë nga 7 vende me shumicë muslimane nis të japë efekte.

Ai që bie pre e masave të tij është djali i legjendës së boksit Muhammad Ali.

Teksa po kthehej nga Xhamajka ai u ndalua në aeroportin e Florida nga policët të cilët i penguan kalimin për dy orë.

Arsyeja sepse ishte musliman.
 
44 vjeçari ka lindur në Filadelfia dhe ka pashaportë amerikane.

Në momentin e ndalimit ai po udhëtonte me nënën e tij gruan e dytë te Muhammad Ali.

Gruaja u tregoi agjentëve foton e legjendës dhe më pas ata e lanë të shkonte.

I biri i Ali nuk ka precedentë penalë dhe ka trashëguar një pjesë të mirë të pasurisë së babait, por ai nuk kishte një foto të babait dhe qëndroi 2 orë i ndaluar.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë