Trump dhe zonja e parë Melania vizitojnë sinagogën në Pitsburg, pritet me protesta

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump zhvilluan këtë të martë një vizitë në Pitsburg, pas sulmit të së shtunës ku një person i armatosur hyri në një sinagogë të qytetit në Pensilvani dhe vrau 11 persona.

Ndërsa ishin aty për të vizituar memorialin e ngritur pranë sinagogës “Pema e jetës”, vendi ku ndodhi dhe sulmi Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania kanë vendosur trëndafila të bardha për 11 viktimat që mbetën nga masakra e së shtunës. Sipas mediave amerikane gjatë kësaj vizite, Presidenti Trump është pritur nga mijëra protestues, të cilët ishin mbledhur aty për shprehur shefit të Shtëpisë së Bardhë se vizita e tij nuk ishte e mirëpritur.

Me slogane  të ndryshme që lexonin “Bëni Amerikën Paqësore përsëri”, “Presidenti urren, larg shtetit tonë!” dhe “Trump, hiq dorë nga nacionalizmi i bardhë”, protestuesit ishin mbledhur pranë sinagogës “Pema e jetës”, ku ndodhi masakra e së shtunës.

I shoqëruar nga bashkëshortja Melania dhe vajza e tij Ivanka ishte aty për të ndezur nga një qiri për secilën prej 11 viktimave, të vrarë gjatë shërbesës së quajtur “Shabbat”.

Ndërkohë, mësohet se autori i sulmit 46 vjeçari Robert Boëers po përballet me mbi 20 akuza të lidhura me masakrën që ndodhi te “Pema e jetës”, në Pitsburg. Ky i fundit raportohet tu ketë thënë policëve, në dëshminë  e tij, pas ngjarjes se “thjesht donte të vriste hebrenjtë”,pasi ata ndihmonin emigrantë për t’u futur në Amerikën Qëndrore drejt Shteteve të Bashkuara.

Sulmi i së shtunës  ka shkaktuar një retorikë të fortë kundra politikave të ndjekura nga presidenti  amerikan.  Sipas zërave  kritikë, presidenti Trump po krijon një mjedis që nxit lejimin e urrejtjes në bazë të fesë që lidhen me hebrenjte dhe paragjykimeve racore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin