
Donald Trump ka shprehur synimin për të shkuar në Gaza. “Po, do ta bëj,” ka thënë presidenti amerikan, i cili në një intervistë për Time ka siguruar angazhimin e tij për Rripin e Gazës. Ai ka kujtuar se marrëveshja e Sharm el Sheikh parashikon krijimin e një Këshilli Paqeje. “Më kanë kërkuar të jem president i tij. Nuk ishte diçka që doja të bëja, por Këshilli i Paqes do të jetë një grup shumë i fuqishëm njerëzish dhe do të ketë shumë ndikim në çështjet e Lindjes së Mesme,” ka theksuar ai. Megjithatë, mbeten ende çështje të pazgjidhura për udhëheqjen e ardhshme palestineze, e parashikuar nga plani. Një nga kandidatët më të mundshëm është Marwan Barghouti, të cilin Izraeli ende refuzon ta lirojë nga burgu. Trump ka garantuar se do të merret vetë me këtë çështje: “Do të marr një vendim.”, i ka thënë Presidentin amerikan revistës Time. Në të njëjtën intervistë Trump ka folur edhe mbi shqetësimet për aneksimin e Bregut Perndimor nga Izraeli. Presidenti i SHBA, thotë se Izraeli do të humbë të gjithë mbështetjen amerikanë nëse e bën këtë.
Lajmi kryesor:
SHBA kundër aneksimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli! Trump: Nuk do të ndodhë, Netanyahu humb mbështetjen tonë nëse e bën











