Trump: Do të largohemi nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Trump: Do të largohemi nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi në një deklaratë për shtyp se do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Presidenti Trump deklaroi se tërheqja nga kjo marrëveshja do ta bej Amerikën vend më të sigurt.

"Kjo do ta bëjë Amerikën shumë më të sigurt.  Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë më kërcënime bosh. Kur bëj premtime, i mbaj”, njoftoi presidenti Trump në konferencë për shtyp.

Gjithashtu, Trump tha se kjo ishte një marrëveshje jo e denjë për SHBA dhe në dëm të interesit të saj. Ai e quajti Iranin si një siklet te madh për të dhe qytetarët amerikanë. Presidenti Trump paralajmëroi edhe sanksione të ashpra ndaj Iranit.

"Një marrëveshje konstruktive mund të ishte goditur lehtë në atë kohë, por nuk ishte. Në zemër të marrëveshjes së Iranit ishte një trillim gjigand që një regjim vrasës dëshironte vetëm një program paqësor të energjisë bërthamore. "Në pak çaste, unë do të nënshkruaj një memorandum presidencial për të filluar rivendosjen e sanksioneve bërthamore të SHBA ndaj regjimit iranian. Ne do të vendosim nivelin më të lartë të sanksionit ekonomik,", përfundoi Trump.

"Në pikën kur Shtetet e Bashkuara kishin levë maksimale, kjo marrëveshje katastrofale dha këtë regjim dhe është një regjim i terrorit të madh, është një siklet i madh për mua si një qytetar".

Këto deklarata vijnë pas lotimit të kancelares Merkel dhe thirrjes të Macron që presidenti Trump te ndryshojë qëndrim për këtë marrëveshje.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen