“Ke një theks të bukur, por nuk kuptohet asgjë nga ajo që thua.”
Kështu iu përgjigj Donald Trump pyetjes së një gazetareje franceze gjatë një konference për shtyp. Gazetarja i bëri presidentit të Shteteve të Bashkuara një pyetje në lidhje me të ardhmen e Bregut Perëndimor.
Gazetarja: Dje në Knesset pati një votim për aneksimin e Bregut Perëndimor. E shihni këtë si një sfidë ndaj përpjekjeve tuaja për paqe?
Trump: Mund të flisni më fort, ju lutem?
Gazetarja: Po. Dje në Knesset në Izrael pati një votim për aneksimin e Bregut Perëndimor. A e shihni si një sfidë ndaj përpjekjeve tuaja për paqe?
Trump: A mund të përgjigjesh ti? (i drejtohet Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi) Sepse nuk kuptoj asnjë fjalë që ajo po thotë. Ku je? Nga je? Nga je? Je nga Franca. Ke një theks shumë të bukur, por nuk e kuptojmë dot çfarë po thua.
(Pam Bondi i pëshpërit diçka në vesh Trump-it)
Trump: Sa i përket Bregut Perëndimor, mos u shqetësoni për të. Izraeli nuk do të bëjë asgjë me Bregun Perëndimor. Mirë? Mos u shqetësoni. Ajo ishte pyetja jote? Ata nuk do të bëjnë asgjë me Bregun Perëndimor. Mos u shqetësoni. Izraeli po ecën shumë mirë. Ata nuk do të bëjnë asgjë me të.
Komente










