Ai kish menduar se do të zëvendësonte avionin presidencial Air Force One me avionin e tij “Trump Force One”. Por një zyrtar i lartë shpjegoi se kjo është e pamundur.
Avioni presidencial është i pajisur me një nivel të lartë të sigurisë, ka një mbrojtje ndaj shpërthimeve bërthamore, e madje ka një sistem special që i lejon presidentit të marrë informacione të klasifikuara në bord.
Ndërsa avioni privat Boeing 757-200 është i 8 më i shtrenjti në botë. Ai mund të transportoj 239 pasagjerë.
Avioni ka një dhomë martesore, banjo me cezma ari 24 karatc, dhomë ngrënie, dhomë për miqtë. Të gjitha pajisjet janë prej ari edhe rripat e sigurimit.
Edhe avioni presidencial ka shumë dhoma por nuk është kaq luksoz sa Trump Force One, por presidenti i ri duhet të mësohet me këto kushte.