Presidenti amerikan Donald Trump tha se "duhet të përfshihet personalisht" në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të Iranit. Në një intervistë telefonike me Axios, Trump tha se "ata po humbasin kohën e tyre. Unë duhet të përfshihem në emërim, si me Delcy (Rodriguez) në Venezuelë".
Më tej ai nënvizoi se "djali i Khamenei-t është i papranueshëm për mua. Ne duam dikë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran", tha Trump në intervistën e cituar nga Axios.
ojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të ndjerë suprem iranian Ali Khamenei, i mbijetoi sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit mbi Iranin, në të cilat u vra babai i tij, thanë dje burime iraniane për Reuters.
Lajmi kryesor:
Trump: Duhet të përfshihem në zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Teheranit! Ministri i Jashtëm iranian: Jemi gati të përballemi me një pushtim amerikan, do të ishte një katastrofë për ta










