Trump: E ndiej se irani do ulet së shpejti për bisedime

Trump: E ndiej se irani do ulet së shpejti për bisedime

Foto ilustruese

Kreu i njësisë më të fuqishme ushtarake të Iranit ka refuzuar ofertën e Presidentit amerikan Donald Trump për bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësit iranianë, duke thënë se Teherani nuk do të lejojë kurrë zhvillimin e bisedimeve me të ashtuquajturin “Satani i madh”.

Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammad Ali Jafari, është zyrtari më i lartë iranian i cili i është përgjigjur drejtpërdrejt ofertës që Presidenti Trump bëri gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, për bisedime pa kushte me udhëheqësit iranianë për programin e tyre bërthamor.

Refuzimi i udhëheqësit iranian nuk e ndaloi Presidentin Trump tu thoshte mbrëmë mbështetësve të tij në Florida se Irani mund të ndërrojë mendje.

Marrëveshja bërthamore me Iranin është një tmerr. Shpresoj që të dalë për mirë me Iranin, pasi kanë shumë vështirësi tashmë. Kam ndjesinë se do të bisedojnë me ne së shpejti.

                     Presidenti Trump.

Më herët, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se nuk ka ndër mend të takohet me homologun e tij iranian, gjatë një aktiviteti ndërkombëtar që zhvillohet këtë fundjavë në Singapor, raporton Zëri i Amerikës.

Zoti Pompeo i tha kanalit CNBC, se Presidenti Trump është i gatshëm të ulet në bisedime me iranianët nëse tërhiqen nga sjellja keqdashëse dhe nëse bien dakort se ia vlen të arrihet një marrëveshje që do të parandalojë vërtet përhapjen e armatimit bërthamor.

Analistët nuk presin të ketë ndonjë takim Trump – Rouhani, pasi ideja është hedhur prej kohësh nga Presidenti Trump, pa patur sukses.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rrushi: 02/08/2018 06:27

    ky eshte fatkeqesia ne SHBA ne kemi SAl lulushin edhe SHBA ka TRAPIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes