Trump: Familja Clinton lidhet me vdekjen e Epstein, miliarderi që vrau veten dy ditë më parë

Trump: Familja Clinton lidhet me vdekjen e Epstein, miliarderi që vrau veten dy ditë më parë

SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar të shtunën një teori konspirative që lidh familjen Klinton me vdekjen e miliarderit  të akuzuar për trafikim seksual Jeffrey Epstein, i cili u gjet i vdekur dy ditë më parë në burg, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Trump shpërndau një  video nga komediani konservator Terrence Williams ku tha se ish-Presidenti Bill Klinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, rivalja e zgjedhjeve presidenciale të Trump-it në 2016, ishin përgjegjës për vdekjen e Epsteinit, edhe pse ai nuk kishte prova për këtë gjë. Të dy Trump dhe Bill Klinton ishin miq me Epsteinin në dekadat e mëparshme.

Byroja Federale e Burgjeve dhe Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr tha se Epstein u vetëvra në qelinë e burgut, teksa ishte në paarburgim. Ligjvënësit dhe zyrtarët e qeverisë kanë bërë thirrje për hetimet mbi vdekjen e Epsteinit, por asnjëri nuk shkon aq larg sa Trump, i cili akuzon se pas vdekjes qëndron një dorë politike. Trump nuk ishte zyrtari i vetëm në administratën e tij që promovoi teorinë e komplotit Epstein-Clintons. Lynne Patton, një zyrtare e lartë në Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe një ndihmëse e mike e familjes së Trump, gjithashtu i dha zë teorisë së komplotit duke postuar në llogarinë e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 12/08/2019 17:24

    Qelbesira te shitura!!! Kush ka shitur shpirtin, nuk ka rrespekt per jeten, nuk ka rrespekt as per femijet e tij!!! Ju per para edhe nenes suaj i hypni!!! Qelbesira diletante!!!

    Përgjigju
  • adamo311: 12/08/2019 17:03

    Trump-i eshte personi i vetem i cili eshte paraqitur vullnetarisht te deshmoj kunder Epstein-it para 15 viteve, e ju postoni foto te Trump-it me te te te viteve 90-ta!!! Turp per ju, propagandist, shpirta te shitur, qelbesira,...,se shpejti do ti paguani te gjitha!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt