Financieri miliarder i akuzuar për abuzim seksual me të mitur vret veten në burg

 Financieri miliarder i akuzuar për abuzim seksual me të mitur vret veten në burg

SHBA- Financieri miliarder amerikan Jeffrey Epstein, në burg që prej 6 korrikut  për prostitucion e trafik femrash të mitura, ka vrarë veten në burg në Neë York.

Epstein, 66 vjeç ishte akuzuar për trafikim të femrave, disa prej të cilave ende nuk kishin mbushur 14 vjeç. Ai tha se është i pafajshëm për akuzat. Policët e kanë gjetur në gjendje ataku kardiak sot në mëngjes në orën 6.38 minuta.Vdekja e Epsteinit vjen një ditë pasi dokumentet nxorën detaje të reja të abuzimit në masë me gratë në shtëpinë e tij në Palm Beach, Neë York dhe Ishujt e Virgjër.

Epstein ishte mbajtur në qeli pasi ishte arrestuar me akuza për abuzim seksual gjatë viteve 2002 deri 2005. Një përpjekje e mëparshme për ta ndjekur me akuza të ngjashme u rrëzua kur autoritetet i dhanë një marrëveshje  për të pranuar fajësinë për akuzat e prostitucionit në Florida. Jeffrey ishte gjetur disa javë më parë në në një gjendje shoku dhe me lëndime në qafë. Dy burime anonime i thanë NBC News lokale të New Yorkut se dëmtimet e Epsteinit mund të jenë vetë-shkaktuar duke tentuar vetëvrasjen ose janë shkaktuar nga të tjerë që mund të kenë ushtruar dhunë ndaj tij.

Financieri me origjinë në Brooklyn bëri emër në bankën e investimeve "Bear Stearns" përpara se të hapte firmën e tij në vitin 1982, duke administruar para për klientët me pasuri më të mëdha se 1bn dollarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 11/08/2019 05:17

    Sikur Epstein te kishte shikuar filme te Holywood-it, do ta kishte kuptuar se "shoku" kriminel, te vret kur ka punen ngushte!!! PS:Ditet 11 - 13 gusht (aspekt energjetik EMP)jan te rendesishme, e sidomos 12 gushti!!! Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore