Fitorja e Donald Trump, Biden mesazh kombit: Ne e pranojmë zgjedhjen e njerëzve, nuk mund ta duash vendin vetëm kur fiton

Presidenti amerikan Joe Biden iu drejtua kombit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga republikani Donald Trump, me një rezultat dëshpërues për demokratët.

Biden mbrojti integritetin e këtyre zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se ato ishin të besueshme dhe transparente.

81-vjeçari, ashtu si zëvendëspresidentja Kamala Harris, tha se ka uruar republikanin Trump për fitoren, si dhe e ka siguruar për një tranzicion të qetë dhe të rregullt të pushtetit.

“Dje fola me Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoja të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan",- tha Biden.

Gjithashtu, presidenti amerikan tha ka përgëzuar kandidaten Harris për fushatën që realizoi, ndërsa theksoi se pavarësisht rezultatit jo pozitiv për demokratët, do të përfundojnë me sukses dhe me një njëjtin përkushtim mandatin presidencial.

"Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash fqinjin tënd vetëm kur bie dakord. Ne po lëmë pas ekonominë më të madhe në botë. E di që disa janë ende të mërzitur, por gjerët tani janë më mirë seç i gjetëm",- shtoi ai.

Presidenti demokrat tha se populli amerikan tashmë po korr frytet e qeverisjes së tij, dhe rezultatet e presidencës Biden-Harris, do të duken më të forta pas 10 vitesh.

Donald Trump është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Aktualisht, Donald Trump ka 294 vota, ndërsa Kamala Harris 223, ndërsa votat në Arizona dhe Nevada janë ende duke u numëruar.

Dy shtetet Nevada dhe Arizona janë ato të cilat kanë mbetur pa deklaruar rezultatet zgjedhore, ku votat janë ende duke u numëruar.

Republikanët kanë rimarrë kontrollin e senatit ka tashmë ka mbetur edhe Dhoma e Përfaqësuesve. Nëse republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, kjo do ta vendosë partinë nën kontrollin e Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë. 

Ditën e djeshme në Palm Beach Trump i premtoi popullit të tij "një epokë të re të artë".

“Unë do të ndaloj luftërat”, tha ai.

Ndërsa, Harris pranoi humbjen dhe tha se nuk do ta braktis kurrë luftën për demokraci. Fushata presidenciale e vitit 2024 është vetëm fillimi i ambicieve politike të Elon Musk. Ai e tha këtë gjatë transmetimit në X me mijëra dëgjues ndërsa po fluturonte për në Mar-a-Lago për të ndjekur rezultatet e zgjedhjeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Zgjedhjet në SHBA/ Biden: Humbëm këtë betejë, Amerika e ëndrrave tuaja ju bën thirrje që të ngriheni përsëri

1730997352_biden.jpg

joe Biden

Presidenti Joe Biden iu drejtua kombit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2024. Pavarësisht humbjes së demokratëve përballë republikanit Donald Trump, Biden tha se ai po lë presidencën e ekonimisë më të fortë në botë.

"Ne e humbëm këtë betejë, Amerika e ëndrrave tuaja po ju bën thirrje që të ngriheni përsëri”,-tha Biden.

Ora 17:35
Biden: Populli amerikan meriton një "tranzicion paqësor dhe të rregullt" të pushtetit

Presidenti Joe Biden tha të enjten (08 Nëntor 2024) se populli amerikan meriton një tranzicion “paqësor dhe të rregullt” të pushtetit, pas fitores të Donald Trump këtë javë.

Biden shtoi “dje fola me Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoja të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan.”

Ora 17:34
Zgjedhjet në SHBA/ Biden i drejtohet kombit: Kam përgëzuar Harris për fushatën! Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton

 

Joe Biden

Presidenti Joe Biden iu drejtua kombit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2024. Ai tha se ka folur me zëvdendëspresidenten Kamala Harris ku e ka përgëzuar për fushatën e saj dhe se ajo duhet të ndihet krenare për punën e mirë që ka bërë.

Gjithashtu, ai tha se pavarësisht rezultatit jo pozitiv për demokratët, përkushtimi për të mirën e vendit nuk do ndryshojë.

"Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash fqinjin tënd vetëm kur bie dakord”,- është shprehur ai.

Ora 16:23
Udhëheqësi i grupit Houthi thotë se Trump do 'dështojë' në tentativën për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez

1730993373_LeaderAbdulMalikAlHouthithr.jpg

Abdul Malik al-Houthi

Udhëheqësi i grupit Houthi në Jemen, Abdul Malik al-Houthi, tha këtë të enjte (8 Nëntor 2024), se Donald Trump nuk do mund t'i japë fund konfliktit izraelito-palestinez, pas rizgjedhjes së tij historike si president i SHBA-së këtë javë.

Ora 15:31
Fitorja e Trump, 10 miliarderët amerikanë fituan 64 miliardë dollarë

1730967233_elonmusk.JPG

Donald Trump dhe Elon Musk

Pas fitores së Donald Trump, pasuritë e 10 njerëzve më të pasur në botë, një listë e dominuar nga miliarderët amerikanë të teknologjisë së lartë, u rritën në mënyrë rekord.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, 10 miliarderët më të mëdhenj në botë fituan gati 64 miliardë dollarë dje, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i indeksit në vitin 2012.

Elon Musk , personi më i pasur në planet, shënoi rritjen më të madhe me një shtesë prej 26.5 miliardë dollarësh, për pasurinë e tij, e cila tani është 290 miliardë dollarë.

Përfitues të tjerë ishin Bezos, themeluesi i Amazon dhe personi i dytë më i pasur në botë, i cili i shtoi 7 miliardë dollarë pasurisë së tij prej afro 230 miliardë dollarësh dhe Larry Ellison, president i kompanisë softuerike Oracle, historikisht një mbështetës republikan, i cili e rriti pasurinë e tij me 9 miliardë dollar,  në 193 miliardë dollarë.

Anëtarë të tjerë të dhjetëshes së parë, pasuria e të cilëve u rrit, përfshijnë bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill Gates, ish-CEO i Microsoft, Steve Ballmer, dhe bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe

Ora 15:26
Zelensky: Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të bëjë Trump

1730989643_14140733160ee73879acf44ffbe3.jpg

 
Volodymyr Zelensky

"Dje fola me Presidentin Trump, si shumë prej jush. Ishte një bisedë pozitive dhe produktive", por "askush nuk mund ta dijë ende se cilat do të jenë veprimet e tij konkrete".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë në fjalimin e tij në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, siç raporton Rbc Ukraine .

"Por ne shpresojmë - shtoi ai - që Amerika të bëhet më e fortë. Ky është lloji i Amerikës që i duhet Evropës. Dhe Amerika ka nevojë për një Evropë të fortë. Kjo është një lidhje mes aleatëve që duhet vlerësuar dhe nuk mund të humbet."

Ora 15:21
Presidenti i Iranit: Fitorja e Trumpit nuk bën dallim për Teheranin

1730013682_masoudpezeshkian.JPG

Masoud Pezeshkian

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka minimizuar rëndësinë e zgjedhjes së republikanit Donald Trump, duke thënë se kjo nuk do të ketë asnjë ndikim në politikën e Republikës Islamike.

“Për ne nuk ka dallim se kush i fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Irani i ka dhënë përparësi "zhvillimit të marrëdhënieve me vendet islamike dhe ato fqinje",-është shprehur presidenti iranian. 

Ora 15:05
'Ne duhet të jemi të përgatitur për një ndryshim', kryeministri polak: Presidenca e Trump do të ketë pasoja për sigurinë evropiane

Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane do të ketë pasoja të rënda për sigurinë evropiane, por ai shtoi se nuk mund të parashikojë saktësisht se cilat do të jenë ato pasoja.

“Zgjedhjet në SHBA do të kenë pasoja serioze për politikën evropiane, veçanërisht në fushën e sigurisë”, tha ai në një konferencë shtypi përpara fluturimit të tij në Budapest për një samin e Komunitetit Politik Europian. 

“Për ne është shumë e rëndësishme, dua ta theksoj këtë, Polonia ka interesa të përcaktuara qartë,” tha ai.

Kryeministri polak tha se mesazhi i tij kryesor për liderët e tjerë evropianë do të ishte “konsolidimi i marrëdhënieve transatlantike”, duke shtuar se ai kishte “marrëdhënie të mira personale” me Trump gjatë mandatit të tij të parë kur ai ishte President i Këshillit Evropian.

Ai e përshkroi Trumpin si një partner “kërkues” që besonte në përdorimin e “paparashikueshmërisë” në politikë si ndaj aleatëve ashtu edhe ndaj armiqve të tij.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për një ndryshim në krahasim me presidencën e Joe Biden. A do të thotë kjo- për ne në çështjet kyçe të sigurisë, Ukrainës, Rusisë, luftës – një kthesë në Uashington? Unë nuk njoh askënd që mund t’i përgjigjet saktësisht kësaj pyetje”, shtoi ai.

Ora 13:49
Nevada dhe Arizona, dy shtetet që ende nuk kanë deklaruar rezultatet e tyre

1730871025_zgjedhjetpresidencialeneshba.JPG

Nevada dhe Arizona janë dy shtetet që kanë mbetur për të deklaruar rezultatet e tyre, ku votat janë ende duke u numëruar.

Pesë të tjerat, Georgia, Michigan, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Ëisconsin, janë marrë të gjitha nga Donald Trump.

Aktualisht, me 94% të votave të pritshme të numëruara , Trump ka 51.0% dhe Kamala Harris ka 47.2% në Nevada.

Dhe, me 70% të votave të pritshme të numëruara , republikani ka 52.3% dhe Harris ka 46.8% në Arizona

Ora 09:06
Ndihmoi Trump të zgjidhej President i SHBA-ve, Elon Musk pranon se ka ambicie politike: Ky, vetëm fillimi!

 

Fushata presidenciale e vitit 2024 është vetëm fillimi i ambicieve politike të Elon Musk.

Këtë ai e tha vetë gjatë transmetimit në X para mijëra ndjekësve dhe dëgjuesve, ndërsa po fluturonte për në Mar-a-Lago për të ndjekur rezultatet e zgjedhjeve, siç raportohet nga Washington Post.

Kreu i Tesla dhe SpaceX tha se ‘America Pac’, grupi politik pro-Trump që ai formoi dhe financoi me të paktën 118 milionë dollarë nga paratë e tij, "do të vazhdojë pas këtyre zgjedhjeve dhe do të përgatitet për zgjedhjet afatmesme dhe çdo zgjedhje të ndërmjetme".

Në raundin tjetër të garave për Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe madje edhe për disa zyra lokale, super-paku i tij "do të përpiqet të ketë peshë të konsiderueshme", shpjegoi Musk, duke konfirmuar rolin e tij politik dhe financiar në rritje pas fitores së Trump dhe Maga-s së tij (lëvizjes që krijoi).

Ora 08:47
Zgjedhjet në SHBA, Xi për Trump: Kina dhe SHBA do gjejnë rrugën e duhur për t'u marrë vesh në 'epokën e re'

Presidenti kinez Xi Jinping uroi Donald Trump për rizgjedhjen e tij si president i SHBA-ve, duke shpresuar se Pekini dhe Uashingtoni do të gjejnë rrugën e duhur "për t'u marrë vesh në epokën e re" dhe për të menaxhuar "ndryshimet në mënyrën e duhur".

Xi theksoi se "historia na tregon se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të përfitojnë nga bashkëpunimi dhe të humbasin nga konfrontimi", raporton ANSA.

Një “marrëdhënie e qëndrueshme, e shëndetshme kinezo-amerikane është në përputhje me interesat e përbashkëta të të dy vendeve dhe me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar”, shtoi presidenti kinez, duke përgëzuar Trumpin për fitoren e tij në votën amerikane.

Ora 08:18
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Republikanët kryesojnë në garën për Dhomën e Përfaqësuesve

Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së, ndërsa republikanët kanë rimarr kontrollin e senatit ka mbetur edhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Nëse republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, kjo do ta vendosë partinë nën kontrollin e Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë. 

Kongresi është organi legjislativ, i cili është i ndarë në dhomën e sipërme prej 100 anëtarësh të quajtur Senat dhe dhomën e ulët prej 435 anëtarësh të quajtur Dhoma.

 

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka