Zgjedhjet në SHBA/ Donald Trump rizgjidhet president: Ndaloj luftërat! Harris pranon humbjen në fjalim: S’e braktis kurrë luftën për demokraci

SHBADonald Trump është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara! Një rikthim i jashtëzakonshëm për një ish-president që refuzoi të pranonte humbjen katër vjet më parë, shkaktoi një kryengritje të dhunshme në Kapitol, u dënua për akuza të krimit dhe u mbijetoi dy atentateve.

Me fitoren në Uiskonsin, Trump siguroi 292 vota elektorale nga 270 që ishin të nevojshme për të siguruar presidencën. Ndërsa Kamala Harris arriti të marrë 226 vota. Fitorja e tij u konfirmua pasi triumfoi në katër shtetet kyçe për këto zgjedhje: Pensilvani, Uiskonsin (Wiskons), Karolinë të Veriut dhe Xhorxhia.

Harris pranon humbjen

Kur kaluan orë nga shpallja e rezultatit në SHBA, kandidatja demokrate Kamala Harris telefonoi fituesin Donald Trump, e uroi për fitoren. Në një adresim popullit amerikan ajo shprehu që në fillim angazhimin për transferim paqësor pushteti. Ajo pranoi humbjen e zgjedhjeve pata mbështetësve të saj, të cilëve u tha se lufta për ato që beson do të vazhdojë.

 “Zemra ime është plot sot – plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri. Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që donim, nuk është ai për të cilin luftuam, jo ai për të cilin votuam. Por më dëgjoni kur them: Drita e premtimit të Amerikës do të digjet gjithmonë e ndritshme”, tha ajo.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris tha se nuk do ta braktisë kurrë betejën për demokraci. 

"Nuk është koha për të ngritur duart lart. Kjo është koha për të përveshur mëngët. Kjo është një kohë për t'u organizuar, për t'u mobilizuar dhe për të qëndruar të angazhuar për hir të lirisë dhe drejtësisë dhe të ardhmes që të gjithë e dimë se mund ta ndërtojmë së bashku”, tha ajo.

Zgjedhjet në SHBA

Mëngjesin e sotëm (6 nëntor 2024) ndërsa ende po numëroheshin votat, Trump shpalli fitoren para mbështetësve të tij në një tubim në Florida. Sigurinë se ai do të ishte presidenti i Amerikës e mori pasi fitoi një nga shtetet kyçe Pensilvaninë si dhe projeksionet e Fox News e kishin shpallur fitues po me 277 vota.   

"Kjo është një fitore politike që vendi ynë s’e kishte parë kurrë. Dua të falënderoj popullin amerikan për nderin që më dha duke më zgjedhur presidentin e 47-të, pasi më bëtë të 45-tin.  Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedentë dhe të fuqishëm.  Do të arrijmë epokën e artë të Amerikës. Do ta bëjmë të madhe sërish" tha Trump para një turme të madhe mbështetësish të mbledhur në Qendrën e Konventës së Qarkut Palm Beach.

Mbështetësve u premtoi se do të ndalonte lufrat dhe se do të punonte ta bënte Amerikën të madhe sërish.

 Zoti më shpëtoi jetën për një arsye për të shpëtuar vendin tonë dhe për të rikthyer madhëshinë amerikane e do ta përmbushim këtë mision.  Për 4 vjet nuk patëm asnjë luftë, përveç se mundëm ISIS-in, e mposhtëm ISIS-in në kohë rekord, por nuk patëm luftë. Më thanë, "Po ti do fillosh luftë", edhe u thashë, "Jo, unë ndaloj luftëra, nuk i filloj'. Kjo është një fitore masive për demokracinë dhe lirinë" vijoi më tej.

Gjatë fjalimit falenderoi dhe miliarderin Elon Musk.

"Kemi një yll të ri, quhet Elon", tha Trump.

Harris e ka shtyrë fjalimin për nesër tha një zyrtar i fushatës së nënpresidentes.

Në zgjedhjet e së martës, 5 nentor, republikanët fituan shumicën në Senat, duke siguruar të paktën 52 nga 100 vendet. Kjo do t’u japë republikanëve mundësinë të miratojnë me shpejtësi emërimet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump të anëtarëve të kabinetit të tij. Senati gjithashtu ka kompetencat për miratimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Republikanët u kanë marrë deri tani tre vende demokratëve në Senat.Ndërkohë rezultati i zgjedhjeve për Dhomën e Përfaqësuesve, e cila tani kontrollohet nga republikanët, ende nuk është i qartë. Rezultatet e garave për 100 vende të Dhomës së Përfaqësuesve ende nuk janë shpallur

Liderët nga e gjithë bota uruan presidentin Trump për fitoren e tij. 

Trump është ish-Presidenti i parë që nga Grover Cleveland që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi humbi një palë zgjedhje pas mandatit të parë. Trump sot 78 vjeç është në të njëjtën moshë që kishte Biden kur u bë presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-ve dhe që u inaugurua në 2020.

Trump i cili shërbeu si President në periudhën 2017-2021, u largua nga posti pasi humbi përballë Presidentit aktual Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020 për të cilat vazhdoi të pohonte në mënyrë të rreme se i kishte fituar. Ky mohim ndihmoi në nxitjen e sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol nga një turmë mbështetësish të tij, të cilët ndërprenë numërimin zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve. Trump dhe aleatët e tij gjithashtu nisën sfida të shumta ligjore pas votimeve të vitit 2020. Gjykatësit shtetërorë dhe federalë përfundimisht hodhën poshtë më shumë se 50 padi.

Që kur u largua nga posti, ish Presidenti Trump u dënua për 34 akuza të lidhura me pagesat që i bëri një aktoreje të filmave për të rritur në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Shpallja e dënimit është caktuar për 26 nëntor. Zoti Trump u padit gjithashtu në tre raste të tjera, duke përfshirë dy nën akuzat për përpjekje për të përmbysur në mënyrë të paligjshme zgjedhjet e vitit 2020 dhe një tjetër që pretendon se mori qindra dokumente sekrete në shtëpinë e tij në Florida. Donald Trump pritet të inaugurohet për një mandat të ri më 20 janar të vitit 2025.

Zgjedhjet në SHBA
Kamala Harris 226 vota elektorale 
67,099,223 vota popullore (48%)
Donald Trump 292 vota elektorale
71,940,105 vota popullore (51%)
Senati amerikan
Demokratët – 43 vende
Republikanët – 51 vende
Dhomën e Përfaqësuesve
Demokratët – 184 vende
Republikanët – 201 vende

 

Shënim: Në redaksinë online punuan gazetarët: Suela Gera, Sidorela Braçja, Xhoana Kushi, Gersi Kokonozi, Sibora Elezaj, Kol Marku dhe Artur Qoraj.

Ndiqni të gjitha lajmet në zhvillim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
SHBA/ Kamala Harris: Jam krenare për fushatën që bëra

 
Kamala Harris

“Jam krenare për fushatën tonë dhe mënyrën se si e zhvilluam atë, të bashkuar nga dashuria për vendin, entuziazmi dhe gëzimi për të ardhmen e Amerikës”.

Kështu u shpreh Kamala Harris në fjalimin e saj drejtuar amerikanëve, pas humbjet së zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga republikani Donald Trump.

Ora 22:42
Pasi pranoi rezultatin e zgjedhjeve, Harris: Amerikanët ndihen sikur po hyjnë në një kohë të errët

Kamala Harris

Zëvendëspresidentja Kamala Harris pretendoi se pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale 2024 – të cilin ajo e pranoi – amerikanët ndihen sikur po futen në një epokë të errët.

“E di që njerëzit ndihen sikur po hyjmë në një kohë të errët. "Shpresoj mos të jetë kështu”, tha demokratja Harris.

Ora 22:39
Harris zotohet të luftojë për realizimin e premtimeve që bëri gjatë fushatës presidenciale

Kamala Harris

Harris thotë se pavarësisht humbjes së saj kundër Trump, ajo nuk do ta ndalë luftën e saj për çështjet për të cilat ka bërë fushatë.

"Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për një të ardhme ku amerikanët mund të ndjekin ëndrrat, ambiciet dhe aspiratat e tyre, ku gratë e Amerikës kanë lirinë të marrin vendime për trupin e tyre dhe të mos kenë qeverinë e tyre që t'u thotë atyre se çfarë të bëjnë."

Ora 22:33
Harris u kërkon mbështetësve të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe bën thirrje për transferim paqësor të pushtetit

Kamala Harris

Zëvendëspresidentja Kamala Harris tha në fjalimin e saj se ndërsa i kupton emocionet e mbështetësve të saj, vendi duhet të pranojë rezultatet e zgjedhjeve.

“Tani e di që njerëzit po ndiejnë dhe po përjetojnë një sërë emocionesh tani. E kuptoj”, tha Harris duke qeshur.

“Por ne duhet të pranojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.”

Harris tha gjithashtu se ajo i telefonoi Presidentit të zgjedhur Donald Trump duke pranuar rezultatin si dhe i theksoi atij se "ne do të angazhohemi në një transferim paqësor të pushtetit".

Ora 22:32
Harris i drejtohet votuesve pas humbjes në zgjedhje: Mirënjohëse për mbështetjen, rezultati nuk ishte ai që prisnin

"Zemra ime është plot sot," tha Harris, në fillim të fjalimit të saj, duke shtuar se ka “mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri”.

Ajo vazhdoi duke thënë se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai për të cilin ajo shpresonte apo luftoi.

Ora 21:16
SHBA/ Departamenti i Drejtësisë kërkon të mbyllë çështjet penale të Trump përpara inaugurimit

1730924443_doënload1.jpg

Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Drejtësisë po përpiqet të mbyllë dy çështje penale federale kundër Donald Trump, ndërsa ai përgatitet të bëjë betimin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë—një vendim që përkon me një politikë të kahershme që pengon avokatët e Departamentit të Drejtësisë nga ndjekja penale e një presidenti në detyrë.

Në argumentimin e tyre, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë cituan një memorandum të Zyrës së Këshillit Ligjor të paraqitur në vitin 2000, i cili mbështet një argument të periudhës së Ëatergate-it, që pohon se është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve për Departamentin e Drejtësisë të hetojë një president në detyrë.

Ai gjithashtu thekson se procedurat e tilla do të “ndërhynin padrejtësisht dhe drejtpërdrejt në ushtrimin e Presidencës.”

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr gjithashtu mbështeti këtë qëndrim të mërkurën në një intervistë për Fox Neës Digital, duke theksuar se pasi Trump të marrë detyrën në janar, prokurorët nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë çështjet gjatë mandatit të tij.

Ora 20:56
SHBA/ Biden telefonon Trump, e uron për fitoren dhe e fton në Shtëpinë e Bardhë

1730142021_AQAQAQAQAQA.GIF

Presidenti aktual Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e sapo rizgjedhur Donald Trump, duke e uruar për fitoren dhe e ftoi në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti po planifikon gjithashtu t'i drejtohet kombit të enjten, raportojnë mediat amerikane.

Ora 20:16
SHBA/ Republikanët fitojnë shumicën në Senat, ja avantazhi që sigurojnë! Rezultati për Dhomën e Përfaqësuesve ende i paqartë

1730920681_228079587886b907b3ab3o1024x68.jpg

Senati amerikan

Krahas presidentit, republikanët kanë fituar edhe Senatin amerikan, duke marrë 52 vende. Shumica e vendeve në Senat, i jep mundëisnë republikanëve të miratojnë me shpejtësi emërimet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump të anëtarëve të kabinetit të tij. Senati gjithashtu ka kompetencat për miratimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Nuk është ende e qartë se kush do të shërbejë si udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senat.

ish udhëheqësi republikan Mitch McConnell, i cili është udhëheqësi më jetëgjatë i Senatit në histori, njoftoi në fillim të këtij viti se do të largohej.

Republikanët u kanë marrë deri tani tre vende demokratëve në Senat.

Republikani Bernie Moreno fitoi ndaj senatorit demokrat të Ohajos Sherrod Brown. Zoti Moreno, një biznesmen, e quajti senatorin Brown, i cili kërkonte mandatin e tretë si senator, një politikan shumë liberal për shtetin konservator të Ohajos, duke e lidhur atë me politikat e Presidentit Biden dhe Nënpresidentes Harris.

Republikanët përmbysën edhe garat për Senat në Nebraska dhe Virxhinian Perëndimore.

Ora 19:59
SHBA/ Harris telefonon Trump dhe pranon humbjen

1730846671_kamalaharris.JPG

Kamala Harris

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, duke telefonuar presidentin e rizgjedhur Donald Trump, për ta uruar për fitoren.

Burime nga ekipi elektoral i Harris kanë raportuar për CNN se ajo telefonoi "Trump për ta uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ajo diskutoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët.”

Ora 19:15
Presidenti i Italisë uron Trump për rizgjedhjen si president i Shteteve të Bashkuara

1730916986_1910216163cc7ec1733c34df1bcc.jpg

Sergio Mattarella

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, ka uruar republikanin Donald Trump për rizgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara, në një mesazh ku ndër të tjera konfirmon, dëshirën e çeliktë të Romës për të bashkëpunuar intensivisht me Uashingtonin, në aspektin dypalësh, si dhe në kuadër të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Ora 18:31
SHBA/ Miliarderi amerikan Jeff Bezos uron Trump për fitoren

1730914499_GettyImages697899732e172106379.jpg

 
Donald Trump, Satya Nadella dhe Jeff Bezos

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe pronari i Washington Post, uroi republikanin Donald Trump për rizgjedhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

"Shumë urime për presidentin tonë të 45-të dhe tani të 47-të, në një rikthim të jashtëzakonshëm politik dhe fitore vendimtare. I uroj Trump-it suksese në udhëheqjen dhe bashkimin e Amerikës",- shkruan Bezos.

Ora 17:46
Ekipi elektoral i Harris: Biden ka faj për humbjen në zgjedhje

1730911952_kamalaharrisAP24295646326101.jpg

 
Kamala Harris

“Biden mban përgjegjësi të madhe për humbjen” e Kamala Harris. Një burim nga ekipi i zëvendëspresidentit e tha këtë për CNN

Ora 17:24
Trump rizgjidhet president i SHBA, Kina: Ne respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan

1730910365_DonaldTrumpandXiJinping.jpg

Donald Trump dhe Xi Jiping

Kina ka uruar Donald Trumpin për rizgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara.

“Ne respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan dhe i shprehim urimet tona zotit Trump për zgjedhjen e tij në presidencën amerikane”, shprehet ministria e Jashtme e Kinës përmes një deklarate. 
 

Ora 17:13
Ja kur do të mbajë fjalimin e parë pas zgjedhjeve Kamala Harris

1730909828_gettyimages2167183594.jpg

 
Kamala Harris

Kamala Harris do t'u drejtohet mbështetësve të saj në Universitetin Howard në Uashington në orën 16:00 me orën lokale, mesnatë në vendin tonë. Këtë e bën të ditur CNN.

Ora 17:08
CNN: Elon Musk fitoi 13 miliardë dollarë nga fitorja e Trump

1729865077_elonmusk.GIF

Elon Musk dhuroi 119 milionë dollarë për të mbështetur fushatën elektorale të Donald Trump, por basti i tij u shpërblye menjëherë nga fitorja e manjatit, duke bërë që aksionet e Tesla të ngriheshin në qiell në Wall Street (+13%) me një fitim prej 13 miliardë dollarësh, e barabartë me një kthim. prej 11,000% të kontributit të tij. Kështu shkruan CNN

Ora 16:52
Ish-presidenti George W. Bush uron Trump për rizgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë! Falenderon Biden dhe Harris për shërbimin

1730908449_bush.JPG

Ish presidenti republikan George Bush ka uruar kandidatin Donald Trump për fitimin e mandatit presidencial për 4 vitet e ardhshme.

Megjithëse i përkasin të njëjtës familje politike republikane në SHBA, raportet mes të dyve nuk kanë qenë pozitive. Megjithatë Bush uron Trump gjithashtu dhe zv.presidentin e ri JD Vance.

Bush thotë se: Uroj presidentin Trump për zgjedhjen si president ii 47-të i SHBA, gjithashtu dhe zv.presidentin JD Vance dhe familjet e tyre.

Nga ana tjetër Bush falenderoi Kamala Harris dhe Joe Biden për shërbimin e tyre.

Ora 16:28
Media: Harris dhe Biden do telefonojnë Trump për të pranuar humbjen

1730907064_TELEMMGLPICT0003241143191720097.jpg

 
Joe Biden dhe Kamala Harris

Demokratja Kamala Harris do të telefonojë sot republikanin Donad Trump për të pranuar zyrtarisht humbjen në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë. 

Kështu shkruan NBC News , duke cituar dy burime të afërta me nënpresidentin. Presidenti Joe Biden do të flasë gjithashtu me presidentin e zgjedhur, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Koha e dy telefonatave ende nuk është përcaktuar.

Ora 13:38
Projeksionet e fundit, Trump ka 279 vota dhe Harris 223

1730896860_ZGJEDHJE.JPG

Me projeksionin e fundit dhe vendimtar nga Ëisconsin përfshirë edhe Alaskën, Donald Trump tani ka 279 vota të kolegjit elektoral.

Ndërsa, kandidatja tjetër në garë me Trump, Kamala Harris ka 223 vota.

Fitues shpallet kandidati që merr 270 vota ose më shumë.

Ora 13:34
Mbesa uron Donald Trump për fitoren: Urime gjysh! Askush nuk punon më shumë se ti për popullin amerikan

Foto: Donald Trump dhe Kai

Mbesa e Donald Trump, Kai, ka uruar gjyshin e saj për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

“Askush nuk punon më shumë ose nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan,” shkroi Kai në platformën X.

“Urime gjysh, të dua, e ardhmja do të jetë fantastike ” shtoi ajo.

Ora 12:38
Lot në qarqet e demokratëve amerikanë

Foto: Mbështetës të Kamala Harris

Në disa qarqe të Partisë Demokratike, 'revolta postmortore' ka filluar tashmë, pavarësisht se rezultati nuk është shpallur ende zyrtarisht.

Një operativ politik demokrat në Uashington shkruan se partia “duhet të largojë snobët elitarë në DC si fillim”.

Të tjerët më kanë thënë të njëjtën gjë, ndonëse më pak troç - se ndërsa lavdërojnë përpjekjet e fushatës, ata mendojnë se partia në tërësi ka një 'problem imazhi' në një kohë kur gjërat elementare, të përditshme si kostoja e jetesës janë gjithë kohës në mendjen e shumicës së votuesve.

Ky dëshpërim i demokratëve sjell ndërmend një bisedë që pata me një republikan në një tubim të Trump, i cili më tha se kandidati i tyre kishte rishpikur plotësisht Partinë Republikane, nga stereotipi i votuesve ruralë në përfaqësuesen e familjeve të klasës punëtore, ndërsa demokratët ishin bërë “partia e Hollivudit”.

Këto janë përgjithësime të mëdha, por janë ato që republikanët publikisht dhe disa demokratë privatisht i ndajnë tani, shkruan BBC.

Ora 11:42
Trump siguron fitoren! Me triumfin në Wiskonsin merr mandatin presidencial, rikthehet në 'Shtëpinë e Bardhë' pas 4 vitesh

1730889823_trump.JPG

Trump është zyrtarisht presidenti i 47-ë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me fitoren në Uiskonsin, Trump kaloi 270 votat elektorale të nevojshme për të siguruar mandatin presidencial.

Me këtë fitore Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pas 4 vjetësh, ku përballë kishte kandidaten demokrate Kamala Harris, e cila ende nuk ka dhënë prononcimin e saj pas numërimit të votave.

Ora 08:37
Donald Trump mban fjalim: Fituam votën popullore, presim 315 vota elektorale! Do të arrijmë epokën e artë të Amerikës

 

Donald Trump ka mbajtuar një fjalim mëngjesin e sotëm para mbështetësve të tij në Palm Beach në Florida.

Teksa falenderojë amerikanët që e votuan, ai u shpreh se kjo është një “epokë e artë” e  Amerikës. 

“Falenderoj amerikanët për nderin që më zgjodhën si presidentin e 47 dhe 45 gjithashtu. Do të luftoj për ju dhe familjet tuaja, për të ardhmen. Do të luftoj me ju me çdo mundësi që kam. Të kemi një Amerikë me presporitet që amerikanët meritojnë. Një epokë e jashtëzakonshme për Amerikën. Duke fituar shtetet kryesore, jemi në fitore edhe në Michigan, Alaska etj që do të na lejojë 350 vota elektorale. Nuk kishte asnjë rrugë tjetër përveç fitores. Kemi fituar gjithashtu votën popullore që është madhështore”, tha ai.

Trump zotohet të rregullojë kufijtë, duke shtuar se ai dhe partia e tij bënë histori.

'Ne do të ndihmojmë vendin tonë që të shërohet, ne do të rregullojmë kufinjt dhe gjithçka", tha ai. 

Teksa u ndal tek atentati i 14 korrikut, ku u qëllua me armë zjarri në vesh nga një 20 vjeçar në një tubim në Pennsylvania, ai tha se atij atentati i shpëtojë pasi ka një mision për të kryer 'shpëtimin e Amerikës'. 

“Zoti më shpëtoi jetën për një arsye për të shpëtuar vendin tonë dhe për të rikthyer madhështinë amerikane e ne do ta përmbushim këtë mision. Ne do të vëmë të gjithë energjinë tonë në shërbim, për të bërë atë punën që ju me keni besuar. Motoja jonë është e thjeshtë premtimet që jepen duhet që të mbahen, dhe askush nuk do të më pengojë për të mos mbajtur premtimet. Është koha për të lënë mënjan ndarjet dhe të bashkohemi”, tha ai.

Ora 07:44
Fox News: Donald Trump mund Kamala Harris, fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA! Nis festa e republikanëve

1730876766_Donaldtrump.JPG

Sipas Fox News, Donald Trump do të bëhet Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Trump ka mposhtur demokraten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA për zgjedhjen e presidentit të ri. 

Sipas projeksionit të Fox News Donald Trump ka marrë 277 vota elektorale, kundrejt 226 të Kamala Harrisit.

Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, ka nisur edhe festa e republikanëve, ndërsa pritet fjalimi i fitores së Donald Trump.

Ora 07:43
Associated Press: Harris fiton në New Hampshire

1730823284_kamalaharris.JPG

Kamala Harris ka fituar New Hampshire-in, duke vazhduar serinë njëzetvjeçare të fitoreve demokrate.

New Hampshire ka dhënë 4 votat e tij elektorale për demokratët në shtatë nga tetë zgjedhjet e fundit presidenciale.

Ora 07:38
Çudit guvernatori republikan: Kam votuar për Kamala Harris

1730875311_PhilScott.JPG

Guvernatori republikan i Vermontit, Phil Scott ka thënë se ai votoi për Kamala Harris, duke argumentuar se ai duhej “të vendoste vendin mbi partinë”.

Scott hodhi votën e tij për kandidaten demokrate të martën (4 nëntor) në një zonë lokale votimi shkruajnë mediat e huaja.

Guvernatori i GOP tha se vota e tij për Harris nuk është një mbështetje, por “më shumë një votë kundër Donald Trump.

“Unë e di se Donald Trump, nga këndvështrimi im, nuk ka aftësinë dhe as dëshirën për të bashkuar vendin tonë. A e ka Kamala Harris atë aftësi? As unë nuk e di, por e di që ajo dëshiron, dhe ajo do të përpiqet, dhe kjo është gjysma e betejës”, tha ai. 

Guvernatori i Vermont ka qenë kritik ndaj kandidatit të Republikanëve dhe ka treguar gjatë gjithë këtij viti se ai nuk do të mbështeste fushatën e Trump.

Ora 07:30
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump merr votat e votuesve nën 30 vjeç

1730866255_zgjedhjetpresidencialeneshba.JPG

Donald Trump ka fituar vota mes votuesve nën 30 vjeç, baza tradicionale e demokratëve.

Exit poll-et e Nbcneës e tregojnë këtë, duke nënvizuar se Trump ka mbledhur më shumë vota nga ky bllok votuesish se çdo kandidat republikan që nga viti 2008.

Trump ka marr vota nga të rinjt kryesisht meshkuj, duke marrë 47%, Kamala Harris pak përpara me 49%.

Ai ka fituar gjithashtu pak terren mes grave të reja, megjithatë epërsia demokrate mbetet e madhe në këtë grup, me 62% kundrejt 36%.

Për 4 gra nga 10, çështja kryesore ka qenë mbrojtja e të drejtës për abort, ndërsa për vetëm 11% të meshkujve të rinj kjo është një temë e rëndësishme.

Për ta, çështjet kryesore mbeten ekonomia, me 37%, dhe gjendja e demokracisë, me 36%.

Ora 07:27
Fox News projekton Donald Trump fitues edhe në Penslivani, tani edhe 3 vota larg Presidencës

Fox Neës projekton fitoren e Donald Trump edhe në Pensilvani. Kjo është fitorja më e rëndësishme për Trump deri më tani, duke bërë që të jetë edhe tre vota elektorale larg nga fitimi I presidencës.

Ora 07:17
Shpresa më e madhe e Harris, një mrekulli elektorale! Trump merr tre nga shtatë shtetet kyçe

 

Kamala Harris i duhet një mrekulli për të penguar fitoren e Trump, t'i fitojë të gjitha shtetet e mbetura

Me fitoren e Donald Trump në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia, i radhës ka qenë Pensilvania, një tjetër shtet kyç. Manjati ka aktualisht 267 vota elektorale dhe ndodhet vetëm 3 larg Shtëpisë së Bardhë. 

Shpresat e fundit për Kamala Harris përqendrohen në mbajtjen e "Murit Blu" dhe të shteteve të tjera të mbetura, si Arizona, Nevada dhe Alaska. Kjo e fundit historikisht ka votuar Republikanët dhe duket se ka 3 votat 'magjike' për Trump. Megjithatë ish-presidenti mbetet në avantazh në pothuajse të gjitha shtetet ku nuk ka mbaruar votimi.

Ora 07:12
Mbyllen të gjithë qendrat e votimit në SHBA, demokratët nervozë dhe republikanët të emocionuar

Të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA tani janë mbyllur. Dy qendrat e fundit që mbyllën votimin ishin në Alaskë dhe Hawaii.

Donald Trump udhëheq rezultatin me 248 vota elektorale, përballë 216 votave elektorale të Kamala Harris.

Një kandidati i duhen 270 vota elektorale për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Ora 07:06
Zgjedhjet/ Trump largohet nga rezidenca e tij Mar-a-Lago, do të flasë me mbështetësit në Palm Beach! Harris nuk do mbajë fjalim sot

Ish-presidenti Donald Trump u largua nga Mar-a-Lago në Palm Beach, ku ndodhet presidenca e tij, gjatë rrugës për në qendrën e kongresit, ku pritet t'u drejtohet mbështetësve të tij.

Mediat amerikane raportuan se "ka ende vota për t'u numëruar dhe shtete që nuk janë caktuar”. Kampi demokrat pret një ‘mur blu’ në vijim, edhe pse duket se Trump ndodhet vetëm 22 vota elektorale larg Shtëpisë së Bardhë.

Zv/presidentja Kamala Harris nuk do të flasë sot. Burimet afër saj thanë se ajo do të dalë nesër me orën amerikane.

Këtë e tha edhe bashkëkryetari i fushatës Kamala Harris, Cedrid Richmond, raportoi CNN.

Ora 06:51
Trump fiton dhe Xhorxhian, shkon 22 vota pranë fitores së Presidencës amerikane! Po kryeson në shtetet e tjera kyçe

Republikanët fitojnë edhe një tjetër shtet kyç nga shtatë që do përcaktonin presidentin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Xhorxhian, me 16 vota elektorale.

Numërimi po shkon drejt fundit dhe votat e mbetura sipas projeksioneve të mediave kryesore, nuk ndryshojnë më rezultatin, me Trump që merr gati 51% të tyre.

Me këtë fitore ish-presidenti shkon në 248 vota elektorale dhe vetëm 22 pranë sigurimit të mandatit.

Ai po kryeson edhe në shtetet e tjera të lëkundura si Michigan, Wisconsin dhe Pensilvani, sikurse edhe në numërimet në Nevada, që sapo kanë nisur. Harris mbetet te 216 votat elektorale.

 

Ora 06:46
Foto/ Gara për Shtëpinë e Bardhë, Trump pret rezultatin në Mar-a-Lago së bashku me Elon Musk

Donald Trump është fotografuar me Elon Musk dhe Dana White, kreun e UFC, në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridas, ndërsa presin rezultatin e zgjedhjeve. 

Trump së bashku me rrethin e tij të ngushtë janë duke pritur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, ku ai është përballë demokrates Kamala Harris.

Ora 06:27
Zgjedhjet në Amerikë/ Kërcënuan dhe filmuan votuesit, arrestohen me urdhër të gjykatës 6 persona në Michigan

Një gjykatës federal dha një urdhër ndalimi të përkohshëm ndaj gjashtë personave të akuzuar për frikësim të votuesve duke i regjistruar, ndjekur dhe kërcënuar njerëzit brenda qendrave të votimit në Michigan.

Sipas një ankese të paraqitur nga Unioni Amerikan i Lirive Civile, 6 persona të paidentifikuar po “kërcënonin, frikësonin, ngacmonin dhe pengonin votuesit” nga pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale.

Unioni jepte edhe detaje se si të dyshuarit kërcënonin votuesit edhe nga anëtarët e familjes, përfshi fëmijët, nëse Kamala Harris do fitonte zgjedhjet.

Sekretarja e Shtetit e Miçiganit, Jocelyn Benson, adresoi akuzat e ngritura nga ACLU, duke thënë se zyrtarët e shtetit “kanë punuar me partnerë në të gjithë shtetin për të hetuar çdo pretendim frikësimi”, por siguroi se nuk ka pasur “asnjë raport të besueshëm për ndonjë që është ndaluar nga votimi ose në mënyra të tjera të bllokuara nga pjesëmarrja në proces”.

Gjykatësi federal Terrence Berg, miratoi veprimin urgjent, duke i urdhëruar individët të “ndalojnë ngacmimin ose frikësimin e votuesve në ose jashtë qendrave të votimit gjatë zgjedhjeve të nëntorit 2024”.

Ora 06:07
Republikanët fitojnë Senatin, sigurojnë 51 vendet që u duhen

Republikanët fitojnë edhe Senatin. Sipas projeksioneve të FOX, por edhe të mediave të tjera prestigjioze amerikane, ata kanë siguruar 51 vendet që u duhen, teksa mund të marrin edhe më tepër pasi procesi vijon.

Partia Republikane do të mbajë të paktën 51 vende, të mjaftueshme për një shumicë të plotë.

Vendi i pikës së kthesës është Nebraska, ku FOX projekton që senatori aktual republikan Deb Fischer do të mundë sfiduesin e pavarur Dan Osborn. Nuk është ende e qartë se kush do të shërbejë si udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senat.

Udhëheqësi republikan Mitch McConnell, i cili është udhëheqësi më jetëgjatë i Senatit në histori, njoftoi në fillim të këtij viti se ai do të largohej.

Ora 05:49
Trump fiton Karolinën e Veriut, Harris merr Virxhinian, Nju Meksikon dhe Havain! Ngushtohet rezultati, 232 me 216 vota elektorale!

  

Ish-presidenti Donald Trump ka fituar edhe North Carolina-n me 16 mandate.

Rivalja e tij, Kamala Harris fiton Nju Meksikon me 6 vota elektorale, Virginia-n me 13 vota elektorale dhe Hawaii me 4 vota. Gjithashtu demokratëve u shkon një votë edhe nga Nebraska, aty ku republikanët morën 4 të tjerat.

Aktualisht rezultati i zgjedhjeve është 232 me 216, teksa zv/presidentja ngushton ndjeshëm rezultatin. Harris ndodhet vetëm 20 vota nga Trump, por ky i fundit vetëm 38 vota nga fitorja.

Por gjendet në disavantazh në disa prej shteteve kyçe ndaj Trump, teksa luftohet edhe në Arizona, Georgia, Pensilvani, Michigan dhe Wisconsin.

Ora 05:38
Do përcaktojnë fituesin, si paraqitet situata në 7 shtetet e kyçe! Trump kryeson në të gjitha, ish-presidenti 38 vota larg fitores

Projeksionet e deritanishme nxjerrin ish-presidentin Donald Trump në krye. Shumë shtete kanë përfunduar duke shpallur rezultatet, te tjerat janë ende në proces dhe në 7 vendet që quhen “të lëkundura”, gara jo vetëm është e ngushtë, por duket se do të zgjasë dhe mund të krijojë polemika mes palëve.

Trump kryeson në 6 nga këto shtete duke e përmbysur, teksa një prej tyre, Nevada, ende nuk ka nisur numërimin.

Trump do edhe 38 vota elektorale, teksa siguroi Karolinën e Veriut, një tjetër shtet i lëkundur. Por situata mund të përmbyset në të tjerat, si Miçigan, Wisconsin dhe Pensilvani dhe kjo do ndryshonte krejt panoramën.

Harris kryesonte në Miçigan me diferencë shumë të ngushtë, sikurse edhe në Arizona, por Trump mori avantazhin. Trump kryeson gjithashtu në Pensilvani, Wisconsin, North Carolina dhe Georgia.

Votat e deritanishme në 7 shtetet e lëkundura:
-Georgia/ Harris 48.2%, Trump 50.9%
-Michigan/ Harris 46.3%, Trump 52.5%
-Karolina e Veriut/ Harris  48.39%, Trump 51%
-Wisconsin/ Harris 48.88%, Trump 49.63%
-Pennsylvania/ Harris 48.32%, Trump 50.87%
-Arizona/ Harris 49.3.04%, Trump 49.9%
-Nevada nuk ka ende rezultat
Ora 05:11
VIDEO/ Zgjedhjet në SHBA, brenda festës së Kamala Harris

Ndërsa në SHBA po numërohen votat, një festë e madhe është zhvilluar nga kandidatja demokrate Kamala Harris dhe anëtarët e partisë në një hotel në Uashington.

Në një moment, të gjithë anëtarët shpërthyen në brohoritje, kur panë rezultatet që Kamala po udhëhiqte në shtetet kyçe, Pensilvani dhe Miçigan.

Por, në të dyja shtetet Trump ka përmbysur rezultatin dhe është në avantazh.

Ora 05:08
Projeksionet e FOX: Harris ngushton ndjeshëm rezultatin, 193 me 216! Siguron Kaliforninë, Oregonin dhe Uashingtonin, Trump merr Idaho

Publikohen projeksionet e fundit nga zgjedhjet amerikane. Mbyllen votimet deri në bregun perëndimor, ora 05:00 me atë europiane. Shpallen rezultatet për Kaliforninë, Uashingtonin, Oregonin dhe Idaho.

Kamala Harris ngushton rezultatin me Donald Trump. Zv/presidentja ka shkuar në 193 vota elektorale, kundrejt 216 të ish-presidentit.

Harris ka marrë votat e Kalifornisë me 54 vota elektorale, të Uashingtonit me 12 vota dhe Oregonit me 8 vota, sipas projeksioneve të FOX. Kurse Trump ka siguruar Idahon me 4 vota.

Teksa gara është ende e ngushtë në Pensilvani, Virginia, Ëisconsin, Michigan, Nevada dhe Arizona, që duket se janë shtete që do përcaktojnë fituesin.

Ora 04:53
Trump merr edhe Iowa, shkon 212 vota elektorale! Harris kryeson në Arizona, ‘kokë më kokë’ në Pensilvani dhe Virginia

 

Përballja kokë më kokë në Virxhinia vazhdon, me Donald Trump ende pak përpara me 49.9% kundrejt 49.2% të Kamala Harris, sipas AP.

Joe Biden e fitoi me 10 pikë ndaj manjatit më 2020, 54.11% me 44%, por këtë radhë duket se votat janë balancuar.

Harris kryeson me disa mijëra vota në Arizona, një tjetër shtet kyç, ku sondazhi është në 49%. Po kështu edhe Nju Meksiko, teksa vijon numërimi dhe në Oregon.

Sipas NBC, Trump fiton në Iowa 6 votat elektorale, duke shkuar në 212 në total, kundrejt 119 të Harris.

Ora 04:45
CNN: Kamala Harris ka shumë të ngjarë të flasë sot

Një ndihmës i lartë i Kamala Harris tha për CNN se pavarësisht nga rezultati i garës presidenciale, ka "shumë të ngjarë" që zëvendëspresidentja t'u drejtohet mbështetësve të saj në Uashington, në mbrëmjen amerikane.

Gara në shumë shtete është mbyllur dhe në të tjerat po shkon drejt mbylljes. Vetëm bregu perëndimor ndodhet në fazat e para të numërimit, ose ku qendrat e votimit nuk janë mbyllur ende.

Trump po kryeson aktualisht me 211 vota elektorale, kundrejt 117 të Kamala Harris, teksa situata duket kritike për momentin për zv/presidenten demokrate.

Ora 04:43
Zgjedhjet në SHBA/ Rizgjidhet udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries

1730864668_hakeemjeffries.jpg

Udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries u rizgjodh për një mandat të shtatë

Ai pasoi Nancy Pelosin si drejtues i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi republikanët fituan kontrollin e dhomës në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022 dhe demokratët kërkuan një ndryshim brezash në udhëheqje.

Ora 04:38
Zgjedhjet në SHBA/ Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson rizgjidhet për një mandat të pestë

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u rizgjodh për një mandat të pestë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Johnson u bë kryetar pak më shumë se një vit më parë pasi tetë republikanë u bashkuan me demokratët për largimin e Kevin McCarthy-it nga kjo detyrë.

Ai trashëgoi shumë nga të njëjtat probleme me të cilat u përball pararendësi i tij kur bëhet fjalë për unifikimin e ligjvënësve.

Atij iu desh të mbështetej në votat e demokratëve për ta mbajtur të hapur qeverinë federale dhe pati nevojë për ndihmën e tyre për të parandaluar atë lloj rebelimi që rrëzoi nga detyra zotin McCarthy-n.

Ora 04:31
Demokratja Lisa Blunt Rochester e para grua me ngjyrë që zgjidhet në Kongres në Delaware

1730863997_lisabluntrochester.JPG

Avokatët po festojnë zgjedhjen e Lisa Blunt Rochester, e cila do të jetë gruaja e parë dhe senatorja e parë me ngjyrë që do të përfaqësojë Delaware në Kongres.

Kongresmenja demokrate do të zëvendësojë senatorin Tom Carper. 

Presidenti Joe Biden ka telefonuar Lisa Blunt Rochester duke e uruar për fitoren.

Ora 04:24
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve do të ketë edhe personin e parë transgjinor të zgjedhur, Sarah McBride senatore e shtetit Delaware

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve do të ketë edhe personin e parë transgjinor të zgjedhur.

Ajo është Sarah McBride, senatore e shtetit Delaware.

“Faleminderit, Delaware! Për shkak të votave dhe vlerave tuaja, unë jam krenare që jam anëtari juaj i ardhshëm i Kongresit”, shkroi McBride në X.

“Delaware ka dërguar mesazhin me zë të lartë dhe të qartë se ne duhet të jemi një vend që mbron lirinë riprodhuese, që garanton leje me pagesë dhe kujdes të përballueshëm për fëmijët për të gjitha familjet tona, që siguron që strehimi dhe kujdesi shëndetësor të jenë të disponueshme për të gjithë dhe se kjo është një demokraci që është mjaft e madhe për të gjithë ne”, shkruan më tej, raporton NYT.

McBride, 34 vjeç, fitoi kundër kandidatit republikan John Whalen III, një ish-oficer policie dhe biznesmen.

Ora 04:19
Donald Trump në avantazh, Bitcoin arrin rekord të ri prej 73,800 dollarësh

Bitcoin rritet me më shumë se 6%, ose 73,800 dollarë pasi rezultatet fillestare të zgjedhjeve në SHBA treguan në avantazh Donald Trump. Kështu raporton agjencia Bloomberg.

Ish-presidenti u zotua të bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin e kriptomonedhës në botë.

Ora 04:12
Trump merr Utah dhe Montanën, shkon në 205 vota elektorale, kundrejt 117 të Harris

Ish-presidenti Donald Trump raportohet sipas projeksioneve të FOX se ka siguruar edhe 2 shtete të tjera, historikisht me republikanët. Bëhet fjalë për Utah, me 6 vota elektorale dhe për Montanën, me 4 vota.

Me këto 10 vota, Trump ka shkuar në numrin e 205 votave elektorale dhe ndodhet më pranë fitores, kurse Harris ka 117 vota, teksa ndodhet kokë më kokë me rivalin e saj në disa prej shteteve kyçe. Në proces numërimi janë shtete si Georgia, Pensilvania, North Carolina, Virginia, që do vendosin shumë për fatin e garës elektorale.

Momentalisht vijojnë projeksionet dhe numërimet edhe për shtetet e fundit që kanë mbetur, si Oregon, Uashington, Arizona, Nju Meksiko.

Pët të fituar garën për Shtëpinë e Bardhë duhen të paktën 270 vota elektorale.

Ora 03:51
Republikanët afër kontrollit të Senatit, kryesojnë edhe për Kongresin! NYT: Trump ka 67% shanse të fitojë

 

Rezultatet e deritanishme të numërimit

Republikanët janë të favorizuar për të fituar kontrollin e Senatit të Kongresit të SHBA, ose të paktën të barazojnë rezultatin.

Projeksionet e deritanishme i nxjerrin republikanët me 47 vende, kundrejt 38 të demokratëve.

Demokratët filluan me një avantazh prej dy vendeve, 51 me 49, por nga numërimi i sfidave të para, shifrat po ndryshojnë. Edhe në Dhomë, republikanët po kryesojnë deri tani, me 109 vende, nga 76 që kanë demokratët.

Por këto janë ende shifrat paraprake dhe jo zyrtare nga numërimi në proces.

Kurse sipas NYT, me rezultatet e deritanishme me votat elektorale, Trump ka një shans 67% për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Përllogaritja e kolegjit zgjedhor është 285 për manjatin, 253 për rivalin e tij, e cila do të kishte ngushëllimin të vogël të fitimit të votës popullore me 0.4%, por që nuk i jep postin, gjithnjë sipas projeksioneve.

Ora 03:45
Zgjedhjet në SHBA, pse ka rëndësi gara për Senatin?

Përveç kandidatëve për president, Donald Trump dhe Kamala Harris, në garë është edhe një e treta e Senatit amerikan, apo 34 nga 100 vendet e tij.

Demokratët kontrollojnë aktualisht Dhomën e Sipërme të Kongresit me një vend të vetëm, të cilin e kanë shfrytëzuar në mënyrë efektive për të kaluar ligje të administratës së presidentit Joe Biden.

Nëse Trump fiton sonte, republikanët do ta rimarrin Senatin duke fituar vetëm një vend dhe duke mos humbur asnjë.

Nëse Harris fiton, republikanët do ta rifitojnë shumicën e Senatit, duke fituar dy vende të reja.

Kontrolli i Senatit do t’u jepte atyre fuqi për të bllokuar ose përmbysur një pjesë të madhe të agjendës teorike të Harrisit.

Ora 03:17
Projeksionet e deritanishme në mbi gjysmën e shteteve, 195 vota elektorale për Trump, 113 për Harris! Demokratët marrin Nju Jorkun, kryesojnë në Pensilvani

Kamala Harris është përpara në Michigan, një nga shtetet në bilancin e "murit blu" së bashku me Wisconsin dhe Pennsylvania. Michigan cakton 15 zgjedhës.

Sipas CNN, ajo është në 54.8% kundrejt 43.3% të Donald Trump, me 8% të votat e numëruara.

Kurse Fox raporton se Harris fiton në Kolorado, shtet që ka 10 vota elektorale. Por numërimet janë ende në proces. Po kështu Trump ka avantazhet e tij në Texas, Kansas, Nebraska, South dhe North Dakota, Wyoming, shtete këto historike të republikanëve. Gjithashtu republikanët kanë marrë edhe Ohion, me 17 vota elektorale

Por Kamala Harris fiton Nju Jorkun, siç pritej. Këtë e raporton CNN. Shteti i jep kandidatit 28 elektorë.

Rezultatet e deritanishme sipas FOX në projeksionet e realizuara, por edhe në numërimet aktuale, i japin Trump 195 vota elektorale dhe Harrisit 113 vota.

Ora 02:58
Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Nëse fitojmë Pensilvaninë, fitojmë gjithçka!

Donald Trump dhe Kamala Harris

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi se nëse do fitonte Pensilvaninë, ai do të fitonte "gjithçka". Deklarata u bë gjatë një interviste në një emision radiofonik në Filadelfia, në të cilën ai vazhdoi t'i nxiste votuesit republikanë të qëndronin në radhë për të votuar.

"Ne do ta bëjmë këtë vend më të madh se kurrë, por ju duhet të qëndroni në radhë. Ju keni një të drejtë ligjore absolute dhe votoni sepse nëse fitojmë Pensilvaninë, nëse fitojmë Commonwealth-in e vjetër, do të fitojmë gjithçka", tha Trump.

Aktualisht avantazhi në këtë shtet është i demokratëve me mbi 70% në numërimet e para të votave. Edhe sondazhet e mediave të ndryshme e nxjerrin Kamala Harris fituese në këtë shtet që ka 19 vota elektorale, por cilësohet edhe si një nga “shtatë kyçet” për Shtëpinë e Bardhë.

Ora 02:33
Rezultatet e para në Pensilvani, Kamala Harris mbi 250 mijë vota para Trump! Demokratët kryesojnë dhe në Kansas dhe Michigan

Nga procesi i votimit në SHBA

Ka nisur numërimi i votave edhe në disa shtete të tjera të Amerikës, pjesa qëndrore. Surpriza vjen nga Pensilvania, që cilësohet si shtet kyç, pasi edhe zgjedhjet e kaluara bashkë me Xhorxhia vendosën shumë për presidentin Biden.

Kamala Harris kryeson me mbi 250 mijë vota para Trump në rreth 10% të numëruara. Harris kryeson me mbi 70% në këtë shtet.

Zv/presidentja demokrate gjithashtu ka përparësinë edhe në Michigan, që ka 15 vota elektorale dhe në Kanasas, me 6 vota elektorale, teksa Trump po kryeson në Texas, që ka 40 mandate elektorale dhe North Dakota me 3 mandate.

Ora 02:13
Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News

Vijon gara e fortë në numërimet e para dhe projeksionet e mediave.

Foc News raporton se deri tani në 19 shtete të parashikuara, Donald Trump ka 105 vota elektorale, kundrejt 72 të Kamala Harris. Kjo e fundit është drejt marrjes edhe të mandateve të New Hampshire.

Për Kamala Harris:
Main 4
Massachusetts 11
Vermont 3
Rhode Island 4
Connecticut 7
Neë Jersey 14
New Hampshire 4
Maryland 10
District of Columbia 3
Illinois 19
Florida 30
South Carolina 9
Alabama 9
Missisippi 6
Tennessee 11
Kentacky 8
West Virginia 4
Indiana 11
Missouri 10
Oklahoma 7
Ora 01:58
Harris kryeson në Virginia dhe North Carolina, Trump në South Carolina dhe Ohio

Vijon numërimi i votave pas zgjedhjeve të përfunduara në shtetet lindore amerikane.

Projeksionet e para flasin për një kryesim të Kamala Harris në Virxhinia dhe North Carolina, me respektivisht 13 dhe 16 vota elektorale secila.

Kurse Trump kryeson aktualisht edhe në Ohio dhe në South Carolina, me 17 dhe 9 vota elektorale secila. Kjo e fundit pothuajse konsiderohet e përfunduar.

Teksa në katër shtete gara konsiderohet e mbaruar, ku Trump kryeson me 23 vota elektorale, ndaj 3 të Harris. Por me ato të South Carolina Trump shkon në 32 vota elektorale Trump ka kryesimin edhe në Florida dhe Georgia aktualisht, kurse Harris në New Hampshire.

Ora 01:51
Zgjedhjet në SHBA/ Katër shtetet e para, Trump 23 vota elektorale, 3 për Harris

Teksa numërimet në të paktën dhjetë shtetet e para po vijojnë me intensitet minutë pas minute me rifreskim të dhënash, konfirmohen rezultatet në 4 shtete.

Mediat amerikane japin të mbaruara duke llogaritur përqindjen e numërimit dhe diferencën, procesin në Indiana, ku Trump merr 11 votat elektorale, Kentaki me 8 vota elektorale dhe së fundmi West Virginia me 4 vota elektorale. Kamala Harris konfirmohet aktualisht vetëm në Vermont me 3 vota elektorale, teksa kryson në New Hampshire.

Projeksionet nxjerrin para Trump në Florida dhe Xhorxhia gjithashtu.

Ora 01:34
CNN: Trump përpara në Florida dhe Virxhinia, Harris në New Hampshire

Qytetarë amerikanë duke votuar

Donald Trump është përpara Kamala Harris gjithashtu në Florida dhe Virxhinia, pas zonave në Indiana dhe Kentaki. Këtë e raporton CNN, bazuar në votat e numëruara deri më tani.

Në Florida, me 30 vota elektorale, Trump kryeson me 53.2% krahasuar me 45.9% të rivales së tij. Në Virxhinia, e cila jep 13 vota elektorale, manjati është përpara me 58.5% krahasuar me 40.5% të Harris.

Kurse në New Hampshire zv/presidentja Harris kryeson me 70.8% dhe Trump me 29.2%.

Ora 01:27
Projeksioni i CNN: Trump kryeson në Xhorxhia me 51%, Harris me 48.5%

Del edhe projeksioni i radhës për shtetin e katërt në radhë për publikim rezultatesh zgjedhore në SHBA.

Bëhet fjalë për Xhorxhian, një nga "shtetet e lëkundjes" vendimtare ku po luhen zgjedhjet, teksa projeksionet e CNN i japin Donald Trump epërsinë me 51% të votave, kundrejt 48.5% për Kamala Harris.

Numërimi në këtë shtet sapo ka nisur dhe priten rezultatet zyrtare dhe përfundimtare.

Ora 01:20
Zgjedhjet në SHBA, Trump thirrje: Shkoni votoni, ka ende kohë

"Dil dhe voto. Ka ende kohë!". Është apeli i drejtuar votuesve nga Donald Trump përmes rrjetit të tij social “Truth”.

Ora 01:20
Bernie Sanders fiton në Vermont dhe rizgjidhet për herë të katërt senator për Demokratët

Senatori demokrat Bernie Sanders

Demokrati Bernie Sanders raportohet se u rizgjodh në Senat, duke fituar mandatin e tij të katërt, duke përfaqësuar Vermontin.

Këtë e parashikon Associated Press. Edhe zv/presidentja Kamala Harris në votat e numëruara deri tani kryeson ndjeshëm ndaj rivalit Trump, teksa projeksionet e nxjerrin fituese të 3 mandateve.

 

Ora 01:00
Rezultatet e para në Indiana dhe Kentaki, Trump kryeson me 71 dhe 64,8%, por janë zona republikane! Harris në Vermont

Kamala Harris dhe Donald Trump

Ka nisur numërimi i votave në dy shtetet e para, Indiana dhe Kentaki. Parashikimet për Indianën deri tani flasin për një avantazh të Trump me 71%, ndaj Harris në 26.8%. Kurse parashikimet e Kentakit flasin për Trump me 64.8% nga votat e numëruara deri tani dhe Harris me 34%.

Indiana ka mbi 260 mijë vota për Trump deri tani dhe mbi 160 mijë për Harris, kurse në Kentaki ish-presidenti kryeson me 122 mijë vota, nga mbi 50 mijë që ka Harris. Zv/presidentja kryeson në Vermont, ku i njihen edhe 3 mandatet në Kongres, teksa pritet edhe për New Hampshire. Indiana dhe Kentaki kanë respektivisht 11 dhe 8 mandate.

Por këto janë dy shtete që historikisht janë të parashikuara se fitohen nga Republikanët dhe nuk hyjnë në ato 7 që kanë “çelësin” për Shtëpinë e Bardhë.

Ora 00:50
Exit Poll i CNN: 46% e votuesve preferojnë Harris, 42% Trump! Gjysma e votuesve thonë se Trump është ‘shumë ekstrem’

Sipas një exit poll të CNN, afërsisht 46% e votuesve kanë një pikëpamje pozitive për Zëvendës Presidentin Kamala Harris, ndërsa një përqindje pak më e vogël, rreth 42%, kanë një pikëpamje pozitive për Trump.

Rreth 8% e votuesve në nivel kombëtar kanë pikëpamje negative për të dy kandidatët, një tregues më i lartë se viti 2020, por në rënie nga 18% në 2016.

Gati gjysma e votuesve thonë se Trump, është shumë ekstrem, ndërsa rreth 36% thonë se Harris është shumë ekstreme, 8% thonë se të dy kandidatët janë ekstremë dhe 5% asnjëri.

Përafërsisht gjysma e votuesve thonë se do të ishin optimistë ose të emocionuar nëse Harris fiton, ndërsa pjesa tjetër thonë se do të ishin të shqetësuar ose të frikësuar. Këto shifra janë të ngjashme për pikëpamjet për një fitore të Trump. Një e treta e votuesve thonë se do të frikësoheshin veçanërisht nga një fitore e Trump.

Ora 00:41
Alarmet për bomba në qendrat e votimit në 3 shtete, FBI: S’janë të besueshme

FBI po heton alarmin për bomba që u dha në qendrat e votimit në Michigan dhe Wisconsin, duke i quajtur ato "jo të besueshme". Mëngjesin e sotëm në Fulton, Gjeorgji, të paktën tre qendra votimi u mbyllën për rreth 30 minuta, për shkak të frikës nga bomba. FBI shpjegoi se shumë kërcënime vinin nga domenet ruse të postës elektronike, megjithëse kjo nuk tregon ndonjë informacion se kush i dërgoi ato.

Ora 00:38
Trump këmbëngul për mashtrim, tani edhe në Michigan

Postimi i Trump, ku konteston votimet në 2 shtete

Donald Trump vazhdon të postojë pakënaqësitë dhe kontestimet në faqen e tij të rrjeteve sociale “Truth”, se po ndodh mashtrim zgjedhor. Pas pretendimeve për Pensilvaninë, tani edhe në Miçigan. Akuza këto që forcat e policisë në Pensilvani i kanë hedhur poshtë tashmë.

“Forca të mëdha policore në Filadelfia dhe Detroit!”, ka shkruar manjati në një postim pa dhënë arsye për deklaratën e tij.

Ora 00:26
Zgjedhjet në SHBA/ Obama: Ka shumë mundësi që rezultati mos të publikohet sonte

1699170269_obama.jpg

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve duke thënë se me shumë mundësi nuk do të publikohet sonte.

“U deshën disa ditë për të numëruar çdo fletë votimi në vitin 2020 dhe ka shumë të ngjarë që nuk do ta dimë rezultatin e zgjedhjeve as sonte”.

Ora 00:25
CNN: 30 mijë vota të parakohshme do të rinumërohen në Milwaukee

Teksa priten edhe rezultatet e para nga numërimet e votave dhe shpalljet e rezultateve në shtetet e para, nuk mungojnë kontestimet për parregullsi.

Rreth 30,000 vota të parakohshme duhet të rinumërohen në Milwaukee, Wisconsin, qyteti ku republikanët mbajtën dhe kongresin e tyre. Ky shtet cilësohet si një nga “kyçet” për kandidatët, ku rezultati nuk është gjithmonë i qartë. Këtë e raporton CNN.

Më herët Trump akuzoi për vjedhje votash në Pensilvani dhe Filadelfia.

Ora 00:16
Stafi i Harris: Trump po përgatitet ta shpallë herët fitoren, pa dalë rezultati, por nuk do mbetet pa përgjigje!

Sipas stafit të Kamala Harris, Trump mund të pretendojë fitoren përpara se të arrijë rezultati i votimit. Këtë e raporton CNN, e cila citon dy këshilltarë të zv/presidentit, të cilët thonë se në çdo rast deklaratat e Trump nuk do të mbeten pa përgjigje.

Fushata planifikon të jetë "shumë agresive" për këtë, tha një ndihmës për CNN. Harris do të flasë këtë mbrëmje dhe deri dje pritej që ajo të bënte disa vërejtje nëse dihej apo jo rezultati i garës. Por ndihmësit paralajmëruan se planet mund të ndryshojnë.

Ora 00:16
Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

1730846287_zgjedhjetneshba.JPG

Qendrat e para të votimit në SHBA janë mbyllur tashmë në shtetet e Indianës dhe Kentakit.

Ora 23:42
Pas ankesës së Trump, policia e Filadelfias: Nuk ka probleme në votime

1729191402_SHBA.JPG

Departamenti i Policisë së Filadelfias ka hedhur poshtë pretendimet republikanit Donald Trump se po manipulohet procesi i votimit në këtë shtet. 

Sipas asaj që departamenti raportoi për CNN, nuk ka probleme që do të kërkonin ndërhyrjen e policisë.

Ora 23:41
ZV/Presidentja Harris nuk i ndal telefonatat, numër i madh i grave në votime! Burime për mediat: Numra mbresëlënës, Kamala ka përgatitur fjalimin!

Kamala Harris duke bërë thirrje në telefon për pjesëmarrje në votime

Zëvendëspresidentja Kamala Harris po shfrytëzon orët e fundit para mbylljes së votimit, duke punuar me telefonatat, kryesisht në programet radiofonike të pasdites, në shtetet kryesore të fushëbetejës.

Harris është "shpresuese" dhe "optimiste", thonë dy njerëz që kanë folur me të, duke shtuar: "Ajo ka qenë në telefon gjatë gjithë ditës".

Ndërsa ajo u kërkon votuesve në Atlanta, Detroit dhe qytete të tjera që të ndalojnë në qendrat e tyre të votimit pas punës, nëse ende nuk kanë votuar, këshilltarët e saj brenda dhomës së luftës së fushatës në Wilmington, Delaware, i thonë CNN se "po ndjekin numra mbresëlënës të pjesëmarrjes” në Wisconsin, Michigan dhe Pensilvani – veçanërisht në mesin e grave.

Zëvendëspresidentja gjithashtu kaloi kohë sot duke punuar në një fjalim, së bashku me ndihmësit kryesorë, të cilin ajo shpreson ta mbajë në Yard of Howard University, në Uashington DC. Nuk është e sigurt nëse ajo do ta mbajë atë fjalim – sonte, apo ndonjëherë – por në rast se rezultatet do të dihen më shpejt se katër vjet më parë, fjalimi i saj do të jetë gati.

Një ndjenjë optimizmi është e qartë në të gjithë ekipin e Harris, edhe pse nënpresidentja ka dërguar direktivën se "puna vazhdon deri në momentin e mbylljes së qendrave të votimit" - dhe më pas, nëse procesi gjyqësor kthehet në qendër të vëmendjes, pasi parashikohet që beteja të zhvendoset edhe juridikisht, ose me mospranim rezultati nga një prej palëve.

Ora 23:36
Zgjedhjet në SHBA/ Exit poll i CNN, 43% e votuesve të pakënaqur me vendin, 29% të zemëruar

1730846287_zgjedhjetneshba.JPG

Sipas Exit poll të CNN për zgjedhjet në Amerikë, 43% e votuesve thanë se ishin "të pakënaqur" me drejtimin e vendit, 29% "të zemëruar", vetëm 19% "të kënaqur" dhe 7% "entuziastë".

Për 61% të të anketuarve, ditët më të mira të Amerikës janë "në të ardhmen" dhe për 34% "në të kaluarën".

58% e të anketuarve thanë se "nuk i miratojnë" veprimet e presidentit Joe Biden, krahasuar me 41% "miratojnë".

Ora 23:28
Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Po behen hile në Pensilvani dhe Filadelfia

1730728211_donaldtrump.JPG

 
Donald Trump

Donald Trump ka pretenduar së fundmi se në Pensilvani dhe Filadelfia po ndodhin manipulime të shumta në procesin e votimit. 

Ora 23:23
CNN: Ndihmësit e Trump shprehen se po përgatitet të flasë që sonte, i zemëruar pse fituesi nuk shpallet më herët

Donald Trump me bashkëshorten e tij gjatë votimit ditën e sotme

Ish-presidenti Donald Trump planifikon t'u drejtohet disa mijëra mbështetësve që po mblidhen në Qendrën e Konventave në Palm Beach, disa kilometra larg klubit të tij Mar-a-Lago, në një moment të caktuar në mbrëmje, thanë burime të njohura me planet e tij për CNN.

Megjithëse kur - dhe nëse -Kjo do të ndodhë, mbetet për t'u parë.

Trump u tha gazetarëve më herët se nuk ishte i sigurt për planet e tij dhe se nuk ishte shkruar asnjë fjalim. Por burimet thonë se ata presin që ai të flasë, pavarësisht nëse një rezultat është përcaktuar dhe mund ta bashkojë shpejt.

Trump është shprehur privatisht i zemëruar me idenë se një fitues nuk do të shpallet sonte. Shumica e këshilltarëve të tij të fushatës kanë paralajmëruar se nuk ka gjasa që ata të dinë se kush fitoi sonte, pasi votat janë ende duke u numëruar.

Nëse ai pretendon fitoren, ndërsa fletët e votimit ende po numërohen - siç bëri në mënyrë të rreme në 2020 - mbetet për t'u parë, madje edhe për ndihmësit e tij më të afërt.

Ora 23:15
Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump

1730827729_amerikavendos.JPG

Sondazhet e para të CNN zbulojnë se 48% e votuesve preferojnë Harris, krahasuar me 52% që preferuan Biden në 2020. Ndërsa 44% preferojnë Trump.

Ora 22:57
Zgjedhjet në SHBA, voton manjati i teknologjisë, Elon Musk

1730843990_20241021T215423Z486727991RC2.jpg

Elon Musk

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, miliarderi Elon Musk ka bërë me dije se ka votuar në Cameron County, Teksas.

Më herët, mediat amerikanë raportuan se Musk do të kalojë natën e zgjedhjeve në rezidencën e ish presidentit Donald Trump, në Mar-a-Lago.

Ora 22:43
Trump u ndalon gazetarëve hyrjen në festën që ka organizuar në Florida

1730843026_GettyImages2164099461H2024.jpg

Donald Trump

Donald Trump u ka ndaluar gazetarëve të disa mediave amerikane që të futen në festën e organizuar në Florida, në shenjë “hakmarrje” për anshmërinë që ai pretendon se këto mediat kanë treguar gjatë fushatës.

Gazetarët nga Politico, Axios, Puck, Zëri i Amerikës dhe Mother Jones nuk janë lejuar të përcejllin për publikun atmosferën nga radhët e republikanëve.

Ora 22:36
Trump flet edhe një herë pas votimit: Nuk do i lëmë më ne vend trafikantët e drogës dhe terroristët! Kujdes mos të ketë mashtrime me votat

1730842725_trumpdhemelania.JPG

Pas votimit në Florida, Donald Trump dhe gruaja e tij Melania Trump mbajtën një fjalë të shkurtër para kamerave dhe mbështetësve të tyre. Edhe një herë Trump është optimist për fitoren, ndërsa bën edhe humor lidhur me shtabin e tij elektoral apo sondazhistët e tij për kompjuterat e shtrenjtë që kanë.

Donald Trump: Do e ndryshojmë komplet vendin. Nuk do leme më trafikantë droge, terrorist. Jemi mirë kemi ende dhe ca kohë në rezultat. Le të mbajmë gjërat në kontroll. Shpresojmë të shihemi sërish sonte. Zonja e parë do jetë me ne. Është e impresionuar nga puna që është bërë.

Melania Trump: Keni bërë punë të shkëlqyer. E di që është punë e vështirë. E di që është orët e parë. Edhe bashkëshorti po punon non stop. Punë e shkëlqyer.

Donald Trump: Michigani do dalë shumë mirë. Aq më tepër ngaqë aty u mbyll gjitha ajo fabrikë e madhe. Michigani do dalë shumë mirë. Susie sikur nuk po më vjen ndonjë gjë tjetër në mendje. Do shihemi sërish në darkë. Besoj i keni ok ato kompjuterat e kushtueshëm. Të shohim çfarë bëjnë. I kemi që të bëjnë llogaritë. Të na i nxjerrin rezultatet shpejt. Po ndodhin shumë gjëra në vendin tonë që duhen ndryshuar. Do e bëjmë. Edhe një herë faleminderit. Kujdes mos të ketë mashtrime me votat. Faleminderit të gjithëve.

Ora 22:07
Kandidati demokrat për zëvendëspresident: Kemi zgjedhjet më të drejta, më të lira dhe më të sigurta

1730840901_skynewsustimwalzdemocrat673.jpg

Tim Walz

"Kemi zgjedhjet më të drejta, më të lira, më të sigurta. Ne kemi një shtyp të lirë që pasqyron zgjedhjet dhe siguron që gjërat të bëhen siç duhet."

Kështu u shpreh kandidati demokrat për zëvendëspresident, Tim Walz, në Pensilvani.

Lajmi në përditësim…

Ora 21:51
SHBA/ Kamala falenderon vullnetarët! Beyonce krah saj thirrje ta votojnë

1730839975_21483951854ff4a8daef0444a866.jpg

Kamala Harris në selinë e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike

Kamala Harris bëri një vizitë në selinë e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike në Washington D.C. Zëvendës-presidentja ndaloi për të falënderuar përmes telefonatave, vullnetarët që e ndihmuan në fushatën zgjedhore.

Ndërkohë krah saj është renditur dhe këngëtarja Beyonce e cila ka bërë thirrje edhe një herë për të votuar pro Kamalës.

Ora 21:43
Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara

1730839442_image.jpg

Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff

Bashkëshorti i demokrates Kamala Harris, avokati Doug Emhoff është shprehur i sgurt se gruaja e tij do të jetë presidentja e 47-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Unë mendoj se ne i fitojmë këto zgjedhje, ne do të fitojmë këtu në Michigan. Të nesërmen dua të kem mundësinë t’i them: Zemër, je presidentja e Shteteve të Bashkuara”,- tha bashkëshorti i kandidates demokrate nga Miçgani.

Ora 21:30
SHBA/ Kandidati republikan për zëvendëspresident: Votoni, ende mund të fitojmë ose humbim

1730838742_DebateVanceËalz1.jpg

James David Vance

Përmes një postimi në rrjetin social “X” Kandidati republikan për zëvendëspresident, James David Vance, u ka bërë sërish thirrje votuesve amerikanë të dalin masivisht në votime.

“Deri më tani gjërat duket se po shkojnë mirë, por është ende shumë herët. Ne ende mund ta fitojmë ose ta humbim këtë gjë. Dilni dhe votoni", shkruan Vance.

Gjithashtu, më herët Trump u shpreh optimist dhe tha se procesi po vazhdon mirë, ndërsa u bëri thirrje amerikanëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës. 

Ora 21:18
Zgjedhjet në SHBA/ Garda Kombëtare mobilizohet në 15 shtete amerikane

1730837985_210120ZQZ8541050.jpg

Garda Kombëtare e SHBA

Më shumë se 250 trupa të Gardës Kombëtare do të jenë në gatishmëri në ditën e zgjedhjeve presideciale në 15 shtete në SHBA.

Trupat e Gardës Kombëtare janë mobilizuar në Alabama, Arizona, Delaëare, Hawaii, Illinois, Iowa, New Mexico, North Carolina, Oregon, Pennsylvania, Tennessee, Texas, Washington, Wisconsin dhe West Virginia.

Përveç kësaj, Byroja e Gardës Kombëtare tha se rreth 85 anëtarë janë në gatishmëri në Kolorado; Uashington, DC; Florida dhe Nevada.

Gjatë fundjavës, përpara trazirave të mundshme civile për shkak të zgjedhjeve presidenciale, Garda Kombëtare tha se ishte në gatishmëri si masë paraprake në disa shtete, duke përfshirë Uashingtonin dhe Oregon, ku qindra fletë votimi u shkatërruan.

Ora 21:07
Media amerikane: Elon Musk do të jetë me Trump natën e zgjedhjeve

1730837293_CPK5VMA335DHLCKRLX4NROUJBI.jpg

Donald Trump dhe Elon Musk

New York Times ka zbuluar se Elon Musk , themeluesi miliarder i Tesla, do të kalojë natën e zgjedhjeve në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago.

Kjo, shpjegon gazeta amerikane, do t'i japë ish-presidentit amerikan "qasje të drejtpërdrejtë me personin që kontrollon një nga platformat kryesore të informacionit”.

Fushata e ish-presidentit po organizon një festë në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago dhe Palm Beach Club për mbështetësit.

Nuk është e qartë nëse Trump dhe Musk do të marrin pjesë në festime, por burime thonë se dyshja do të jenë bashkë.

Ora 21:00
SHBA/ 25-vjeçari thotë se do të kryejë masakër nëse fiton Trump, arrestohet           

1730746552_donaldtrump.JPG

Donald Trump

Një 25-vjeçar u arrestua në Michigan të martën në mëngjes pasi dyshohet se kërcënoi se do të kryente një masakër nëse ish-presidenti Donald Trump fitonte zgjedhjet.

Prokurorët thonë se Isaac Sissel dërgoi një kërcënim në Qendrën Kombëtare të Operacioneve të Kërcënimeve të FBI-së në Virxhinia Perëndimore. Aty thuhej: "Unë do të kryej një sulm kundër ndyrësisë së krishterë konservatore në rast se Trump fiton zgjedhjet."

Sissel do të bëjë paraqitjen e tij të parë në gjykatën federale këtë pasdite.

Ora 20:12
Arrestohet një person në Capitol, kishte armë zjarri dhe një elektrik dore me vete

Një burrë që mbante erë karburanti dhe mbante një elektrik dore dhe një armë zjarri u arrestua në qendrën e vizitorëve të Capitol në Uashington DC, tha policia në një deklaratë.

Qendra e vizitorëve u mbyll për hetim.

Ora 19:38
Harris në X: Sot ne votojmë për një të ardhme më të mirë! Kur ne luftojmë, ne fitojmë

1730823284_kamalaharris.JPG

"Dita e zgjedhjeve është këtu. Sot, ne votojmë sepse e duam vendin tonë dhe besojmë në premtimin e Amerikës. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet. Le të votojmë për një të ardhme më të mirë." Kështu ka shkruar Kamala Harris në X.

Ajo ka postuar një sërë apelimesh në “Vota juaj është zëri juaj, dhe zëri juaj është fuqia juaj”, shton ai në apelin e tij drejtuar votuesve “Kur luftojmë ne fitojmë”.

 

Ora 18:24
Amerika vendos/ Një nga shtetet me më shumë shqiptarë, ja kur dalin rezultatet e zgjedhjeve në Florida

Foto: Një qendër votimi në SHBA

Rezultatet e zgjedhjeve në Florida priten të martën mbrëma, tha sekretari i shtetit Cord Byrd. Sipas tij që nga e hëna, 8.3 milionë banorë të Floridës hodhën votat e tyre me votim të hershëm dhe me postë.

Ndërkohë gjatë një konference për shtyp Byrd tha se mbi 560,000 banorë kanë votuar që prej orëve të para të mëngjesit.

“Të 67 mbikëqyrësit e zgjedhjeve në shtet po raportojnë aktivitet normal këtë mëngjes. Të gjitha vendvotimet janë të hapura dhe nuk është raportuar asnjë problem”, tha ai.

Më tej Byrd nënvizoi se rezultatet e zgjedhjeve në Florida do të publikohen gjatë oërve të mbrëmjes, duke ofruar përditësime në kohë mbi rezultatet e procesit të votimit.

Byrd adresoi pyetje në lidhje me çështjet e fundit të raportuara në shtet pasi një shofer gjeti një kuti dhe një çantë me fletë votimi të hershme në mes të rrugës në kontenë Miami-Dade.

“Edhe pse ishte një gabim i paqëllimshëm me fletët e votimit që ranë nga pjesa e pasme e kamionit, ai rast u ndërpre,” tha Byrd.

“Ne kemi një politikë të tolerancës zero në lidhje me sigurimin e integritetit të zgjedhjeve tona… Unë mendoj se kjo dëshmon se sistemi funksionon. Ajo u trajtua shumë shpejt dhe ne kishim masa sigurie”, shtoi Byrd.

Florida është shteti i katërt amerikan me më shumë shqiptarë.

Ora 18:04
Amerika vendos/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Donald Trump voton në Florida: Ndihem shumë i sigurt

Foto: Donald dhe Melania Trump

Donald Trump ka hedhur votën e tij në Florida teksa kërkon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka votuar në Palm Beach pranë shtëpisë së tij, së bashku me gruan e tij, Melania.

Teksa u pyet nga gazetarët, Trump tha se ndihet “shumë i sigurt” për shanset e tij në këto zgjedhje, duke thënë se ai hyri në ditën e zgjedhjeve sot “me një epërsi shumë të madhe”.

“Ndihem shumë i sigurt. Kam dëgjuar se po ia dalim shumë mirë kudo”, u shpreh Trump.

Ora 17:42
Amerika vendos sot/ Thirrja e Biden: Bëni histori, votoni Kamalën

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje amerikanëve që "të bëjnë histori duke zgjedhur Kamala Harris". Në fakt, nëse ajo fitonte, Harris do të ishte presidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara. “Shkoni votoni”, shkroi Biden në ‘X’.

Ora 17:10
Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve vendimtare do të shpallen nesër

Foto: Kamala Harris

Shtatë shtete kyçe kanë rregulla të ndryshme për kohën kur numërohen votat, kështu që duhet të kalojë pak kohë përpara se të numërohen të gjitha votat që priten të vendosin edhe garën e ngushtë për Shtëpinë e Bardhë.

“Ne do të jemi të durueshëm. Do të fokusohemi shumë në atë që ndodh gjatë orëve të para të mbrëmjes. Por ne e dimë se disa nga shtetet tona më të luhatshme nuk do të numërohen plotësisht deri në mesnatë ose herët në mëngjes”,tha kryetarja e fushatës së Harris , Jen O'Malley Dillon gjatë një paraqitjeje në MSNBC.

Po ashtu O'Malley Dillon shpreson se pjesëmarrja e shpejtë e votuesve në Gjeorgji dhe Karolinën e Veriut është një shenjë pozitive për fushatën e Harris.

Ora 16:12
JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump

1730819628_jdvance.JPG

Kandidati për zv.president i republikanëve, J.D. Vance hodhi votën e tij mëngjesin e sotëm në Cincinnati. Vance doli i buzëqeshur para mediave dhe theksoi se shpreson që të jetë një fitore për Donald Trump.

Ai mbërriti në Kishën e Shën Antonit të Padovës për të votuar me gruan e tij, Usha dhe me fëmijët e tyre.

“Unë votova! Shpresojmë që të shkojë po aq mirë për mua dhe Presidentin Trump, siç shkoi për mua disa vjet më parë në shtetin e Ohaios.”, tha Vance para gazetarëve.

Ora 16:03
'Qëndroni në radhë', Donald Trump thirrje votuesve republikanë: Demokratët radikalë komunistë duan që ju të shkoni në shtëpi! Sot, dita më e rëndësishme

1730728211_donaldtrump.JPG

Pak orë pas fillimit të votimeve ka ardhur reagimi i parë i kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

Në X, ish presidenti i bën thirrje votuesve republikan të shkojnë të votojnë dhe pavarësisht radhëve të gjata, të presin dhe të mos dekurajohen.

“Sot është zyrtarisht DITA E ZGJEDHJEVE! Kjo do të jetë dita më e rëndësishme në historinë amerikane.

Entuziazmi i votuesve është për tejet i lartë, sepse njerëzit duan të ‘Bëjnë Amerikën të Madhështore Përsëri’. Kjo do të thotë se radhët do të jenë të gjata!

Unë kam nevojë që ju të dorëzoni votën tuaj pa marrë parasysh sa kohë do të marrë. QËNDRONI NË RADHË!

Demokratët radikalë komunistë duan që ju të mblidhni gjërat dhe të shkoni në shtëpi.

Së bashku, ne do të kemi një fitore të jashtëzakonshme dhe do të ‘BËJMË AMERIKËN TË MADHËSHTORE PËRSËRI’!”, shkruan Trump në postimin e tij në “X”.

 

Ora 16:02
Barack Obama apel qytetarëve amerikanë për të mbështetur Harris: Një grusht votash mund të jenë vendimtare

Foto: Barack Obama

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka publikuar një video në platformën X ku u bën thirrje qytearëve amerikanë të votojnë Kamala Harris.

 “Në disa shtete, vetëm një pjesë e vogël e votave në çdo qark mund të vendosë fituesin. Duhet të shkoni dhe të votoni. Kështu që i tregoni familjes tuaj, bisedoni me fqinjët tuaj, bëni një plan, shkoni dhe votoni. Votoni për Kamala Harris dhe Tim Walz”, shprehet ish-presidenti.

Ora 15:43
Mund të duhen 10 minuta për ta plotësuar, si duket fleta e votimit në SHBA

Foto: Fletë votimi në SHBA

Në SHBA, një fletë votimi në ditën e zgjedhjeve presidenciale mund të jetë e gjatë - dy ose tre faqe të bardha.

Në fletën e votimit nuk është vetëm pjesa për të votuar për Kamala Harris ose Donald Trump, por edhe gara në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe iniciativa dhe propozime lokale, të tilla si financimi për shërbimet komunitare.

Qytetarët në vend që të vendosin X në kuti për zgjedhjen që kanë bërë, ata duhet të ngjyrosin një prej rrathëve

Ndaj edhe mund të duhen rreth 10 minuta për të plotësuar një fletë votimi në SHBA.

Mund të duhen 10 minuta për ta plotësuar, si duket fleta e votimit në SHBA

Ora 15:07
Zgjedhjet në SHBA, ku po i presin rezultatet Harris e Trump dhe festat që po organizojnë

1730478979_donaldtrumpkamalaharris.JPG

Foto: Donald Trump dhe Kamala Harris

Dy kandidatët për presidentë Donald Trump dhe Kamala Harris mbajtën dje edhe fjalimet e fundit, ndërsa tashmë fjalën e kanë qytetarët amerikanë me votën e tyre

E teksa qytetaret po u drejtohen kutive të votimit dy kandidatët ndodhen në vende të ndryshe, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Pra, çfarë do të bëjnë dy kandidatët teksa presin rezultatin e votimit?

Sipas CNN Kamala Harris do të kalojë ditën në Uashington duke marrë pjesë në intervista në radio. Ndërsa më pas raporohet se Harris do të mbajë festën e saj të vëzhgimit të natës zgjedhore në Universitetin e saj Alma Mater Howard.

Ndërkohë, Donald Trump pritet të mbajë një festë natën e zgjedhjeve në west Palm Beach, Florida, ku do të presë edhe rezultatin e zgjedhjeve.

Ora 14:15
Shpërndava një video pa konfirmuar, influencuesi pro-Trump për CNN: Agjenti rus më dha 100 dollarë

Foto: Njeriu që menxhon llogarinë AlphaFox78

Një influencues amerikan i mediave sociale tha se ai ishte paguar 100 dollarë nga një propagandist pro-Kremlinit për të postuar një video të rreme të emigrantëve nga Haiti që pretendonin se votonin në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Pagesa ishte një nga disa gjërat që ky person tha se mori nga propagandisti, një agjent i regjistruar rus, për të postuar në mediat sociale përpara zgjedhjeve, raporton CNN. Influecuesi pro-Trump, me emrin AlphaFox78 në X, është një amerikan që jeton në Massachusetts. Llogaria, e cila në të kaluarën ka postuar meme të krahut të djathtë në mbështetje të ish-presidentit Donald Trump, ishte e para që postoi videon tashmë të zhvlerësuar që supozohet se tregonte një emigrant nga Haiti duke thënë se do të votonte të paktën dy herë në Gjeorgji për Zëvendës Presidentin Kamala. Harris .

Ndërkohë Sekretari i Shtetit i Gjeorgjisë tha se gjithçka në video është e rreme, nga aktorët te kartat e identitetit, dhe është prodhuar dhe shpërndarë nga aktorë me ndikim rusë. Në bisedat telefonike dhe intervistat të realizuar nga CNN thuhet se personi që qëndron pas llogarisë, e cila ka grumbulluar më shumë se 650,000 ndjekës në X, ka postuar videon pa verifikuar faktet dhe pretendimet që përmbante.

“Nuk e kam idenë se nga erdhi, unë jam vetëm personi që e kam publikuar atë,” tha ai.

Më tej burri nënvizoi se Simeon Boikov, një podkaster propagandist rus i njohur në internet si "AussieCossack", i ofroi atij 100 dollarë për të postuar videon, të cilën ai e pranoi.

Ndërsa burime për CNN konfirmuan se Boikov i dërgoi pagesa të shumta burrit të Massachusetts. Dokumentet e ekzaminuara nga CNN zbulojnë se Boikov është një agjent i huaj i regjistruar për Rusinë në Australi, ku ai punon për mediat shtetërore ruse, duke shkruar dhe botuar në internet në anglisht dhe rusisht.

Boikov, i cili kohët e fundit mori nënshtetësinë ruse dhe po kërkon azil në konsullatën ruse në Sidnej, ka një histori të botimit të dezinformatave pro-Kremlinit. Një hetim i kryer nga CNN zbuloi se Boikov ka luajtur një rol në fushatat e dezinformimit të Rusisë, duke përfshirë ato që synonin zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2024.

Ora 14:06
Zgjedhjet presidenciale, Moska: S'jemi të interesuar kush fiton! Urojmë që populli i SHBA të kapërcejë krizën demokratike

1730812406_MariaZakharova.JPG

"Urojmë popullin amerikan që të kapërcejë krizën e demokracisë dhe ndarjen e shoqërisë."

Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, lidhur me zgjedhjet në SHBA.

Rusia, shtoi Zakharova, "nuk është e interesuar" se kush do të fitojë zgjedhjet, sepse në Shtetet e Bashkuara "është zhvilluar një konsensus dypartiak lidhur me sfidën" ndaj Moskës.

Por "do të ishte logjike," përfundoi zëdhënësja, "që i zgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë, kushdo që të jetë, të përqendrohej në zgjidhjen e problemeve të vendit të tij dhe të mos kërkonte aventura dhjetëra mijëra milje larg brigjeve amerikane".

Ora 14:00
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Radhë të gjata, votuesit presin për të votuar në Karolinën e Veriut

1730811853_votueskarolonaeveriut.JPG

Radhë të gjata njerëzish janë parë duke pritur në Karolinën e Veriut, për të hedhur votën e tyre për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sapo qëndra e votimit u hap, 30 deri në 40 njerëz ishin në radhë dhe turma është rritur që atëherë, raporton CNN.

Po ashtu, radhë të gjata njerëzish, janë parë edhe edhe zyrën e Regjistrimit dhe Zgjedhjeve të Votuesve të Qarkut Gwinnett në Lawrenceville.

Ora 12:46
‘Amerikë ky është momenti, bëni që zëri juaj të dëgjohet’, Harris dhe Trump ftojnë votuesit të marrin pjesë në zgjedhje

1730098006_donaldtrump.JPG

Kandidatja për presidente e SHBA, Kamala Harris ka shpërndarë postimin e saj të parë në aplikacionin X, vetëm pak minuta pasi u hapën qendrat e votimit në SHBA.

“Amerikë, ky është momenti për të bërë zërin tuaj që të dëgjohet. Dita e zgjedhjeve erdhi. Sot duhet të votojmë sepse e duam vendin tonë dhe besojmë në premtimin e Amerikës. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet”, shkruan Kamala Harris.

Edhe kundërshtari i saj në këto zgjedhje Donald Trump, përmes një postimi në platformën "Truth Social', u kërkoi votuesve që të dalin dhe të votojnë.

 "Është koha të dilni të votoni që se bashkë të mund ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, shkruan ai.

 

Ora 12:30
Amerikanët zgjedhin mes Harrisit dhe Trumpit

Qendrat e votimit u hapën në orën 05:00 (11:00 sipas kohës lokale në Shqipëri) në disa shtete lindore dhe votimet do të vazhdojnë në mbarë vendin, përfshirë në Alaskë dhe Havai, deri në orët e mbrëmjes në shtetet që gjenden në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Ne qytetzën Dixville në Neë Hampshire tradicionalisht  nis procesin e para të votimit fill pas mesnate siç ka ndodhur në 60 vitet e fundit. 6 votat e qytezës së vogël në New Hampshire, u ndanë të barabarta 3-3 për të dy kandidatët presidencialë.

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA nuk vendoset nga vota popullore kombëtare, por përmes Kolegjit Zgjedhor. Dyzetetetë prej shteteve i japin të gjitha votat e tyre elektorale fituesit në ato shtete. Dy shtete - Maine dhe Nebraska – i ndajnë votat elektorale në bazë të rezultatit. Numri i votave elektorale në çdo shtet bazohet në popullsinë, kështu që shtetet më të mëdha ushtrojnë ndikimin më të madh në përcaktimin e rezultatit të përgjithshëm kombëtar

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump kanë nevojë për të paktën 270 nga 538 vota elektorale për të fituar.

Shtetet e fushës së betejës Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Ëisconsin pritet të jenë thelbësore në rrugën e tyre drejt fitores. Pensilvania është shteti me 19 vota në Kolegjin Elektoral.

Rezultati i kësaj gare të ngushtë nuk pritet të dihet për ditë të tëra në disa shtete sikurse Pensilvani, ku numërimi i votave me postë është proces më i ngadalshëm. Dalja në zgjedhje pritet të jetë e lartë, sipas Byrosë së Regjistrimit.

Nëse zonja Harris fiton do të hynte në histori, duke u bërë gruaja e parë presidente dhe zezakja e parë dhe gruaja e parë me origjinë aziatike në këtë post. Katër vjet më parë ajo hyri në histori, duke u bërë gruaja e parë amerikane në postin e nënpresidentes.

Trump po garon për herë të tretë, pasi humbi zgjedhjet më 2020 ndaj presidentit aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pasi sondazhet treguan se ai kishte pasur një paraqitje të dobët gjatë debatit me Trumpin dhe kishte shqetësime lidhur me moshën e tij. Një fitore e ish-Presidentit Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajëtor për një krim.

Sipas përllogaritjeve më të besueshme, të dy kandidatët nisen me një bazë të sigurt  226 vota elektorale për Harris dhe 219 për Trump dhe secili ka 21 kombinime për të kaluar pragun e 270 votave të nevojshme për t’u zgjedhur.

Harris përfundoi fushatën e saj 107-ditore në Pensilvani ku bëri thirrje për të votuar sepse 'çdo votë vlen'. Trump foli në Michigan. Përmes një postimi në X, Trump tha se Kamala do të pushtojë Lindjen e Mesme nëse do të fitojë zgjedhjet.

Ora 12:29
Parashikimi i 'The Simpsons' për garën mes Trump dhe Harris, ja kush fiton sipas tyre

Seriali i njohur i animacionit ‘Simpsons’ mesa duket ka parashikuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2024. Sipas tyre Kamala Harris do të jetë presidentja e SHBA-së, që do të fitojnë garën përballë Donald Trump.

Një episod i vitit 2000 'Bart To The Future' paraqet Lizën si presidente, e cila thotë: "Siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë buxheti nga Presidenti Trump".

Parashikimi dukej mjaft i mirë duke marrë parasysh faktin se administrata e Trump vazhdoi të mbikëqyrte rritjen e tretë më të lartë të deficitit të çdo presidenti.

Kjo nuk është hera e parë që ‘The Simpsons’ trajton tema të ndryshme të jetës aktuale dhe dukurive të përditshme.

 Madje një nga episodet e tyre që u bë viral ishte kur Harris u bë zëvendëspresidentja e parë femër e SHBA. Lisa u pa e veshur me rroba shumë të ngjashme, një kostum lejla, një gjerdan dhe një palë vathë me perla.

Megjithatë nëse parashikimi i tyre është i drejtë apo jo do ta shohim pas mbylljes së votimit.

Ora 12:22
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, hapen qendrat e votimit në 8 shtete

 

Qëndrat e votimit për zgjedhjet presidenciale të SHBA janë hapur në 8 shtete.

Sipas CNN , qëndrat u hapën në orën 6 të mëngjesit me orën lokale të Amerikës, fillimisht në shtetet: Connecticut, Nw Jersey, New York, New Hampshire dhe Virginia.

Po ashtu edhe në Indiana dhe Kentaki, qendrat e votimit filluan të hapen në orën 6, ndërsa disa të tjera në këto shtete do të hapen në orën 7.

Edhe në Maine, pothuajse të gjitha qendrat e votimit u hapën në orën 6 të mëngjesit.

Ora 12:00
Nga magjitë e lutjet e veçanta deri te hyjnia hindu! Si do ndiqen zgjedhjet presidenciale të SHBA nga Parisi në fshatin e stërgjyshërve të Harris

1730804636_kamalaharris.JPG

Foto: Kamala Harris

Nga Brazili në Irlandë, nga Gjermania në Karaibe, votimi presidencial i këtij viti, do të ndiqet me një interes të madh se kush do t’i fitojë këto zgjedhje Donald Trump apo Kamala Harris.

Në Parish St Ann, Xhamajka - dhe veçanërisht në Browns Town, ku lindi babai i Harris, - mbështetësit e Kamalës kanë planifikuar të zhvillojnë festa nëse ajo fiton.

“Unë parashikoj një garë të ngushtë, por pres një fitore të Kamala Harris sepse ajo është një dinamit dhe po lutem që, në interes të demokracisë, të fitojë”, tha 74-vjeçari, Delroy Redway.

Redway, vëllai i të cilit do të organizojë një festë në qendrën e tij sportive, tha se Browns Town ishte në një “teh thikë” për Harris, ku vendasit e konsiderojnë një “motër të vogël”.

“Gjyshi i saj është varrosur në kishën anglikane, pikërisht atje në Browns Town, kështu që ne do të festojmë fitoren e saj”, tha ai.

Kryetari i bashkisë së St Ann Parish, Michael Belnavis, po planifikon gjithashtu një festë.

“Një fitore e Harris, do të ishte një sinjal se demokracia është e gjallë dhe mirë në SHBA. Siç e dini, Shën Ana është veçanërisht afër saj”, tha Belnavis.

“Ne duam t’i shikojmë dhe t’i bëjmë ato një gjë festive duke pirë një pije dhe thjesht duke parë ekranin e madh në tavernën John Crow në Ocho Rios me disa miq të ngushtë. Sido që të shkojë, do të jetë historike dhe ne duam të jemi pjesë e kësaj”, shtoi ai.

Po ashtu me shumë interes do të ndjekin zgjedhjet banorët e Thulasendrapuram, fshati i stërgjyshërve të Harris në shtetin jugor indian të Tamil Nadu, ku gjyshi i saj lindi më shumë se një shekull më parë.

Përgatitjet kanë nisur prej kohësh për këtë ditë, me gratë e fshatit që bëjnë zbukurime dhe imazhe shumëngjyrëshe të bëra nga pastë orizi, jashtë të gjitha shtëpive, duke kërkuar bekime hyjnore për Harrisin në zgjedhje.

Një lutje e veçantë (puja) është planifikuar në tempullin lokal Dharmasastha. “Dharmasastha [hyjnia hindu] jonë do të garantojë fitoren e saj”, ishte parashikimi i sigurt i besuarit të tempullit S Venkataraman.

Në Berlin, gjithashtu janë bërë përgatitjet për të bërë festa me demokratët në klubin e xhazit Donau 115 në lagjen Neukölln të qytetit, i preferuari i komunitetit amerikan.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i zgjedhjeve do të fillojë pak para mesnatës “dhe do të përfundojë kur të dimë se kush është fituesi dhe/ose kur të humbasim nga ankthi”, thonë organizatorët. Madje ata do të ofrojnë pije speciale bazuar në rezultatet e zgjedhjeve.

Në Berlinin lindor, demokratët jashtë vendit do të mbajnë një natë zgjedhore në vendin e tyre tradicional në kinemanë shekullore Kino Babylon me analiza dhe muzikë live  pavarësisht se si do të shkojë nata”.

Në Paris, Harry’s Bar ka mbajtur votime mbi zgjedhjet në SHBA që nga viti 1924 dhe ka gabuar vetëm tre herë: në vitin 1976, kur pijedashësit mbështetën Gerald Fordin mbi Jimmy Carter; në vitin 2004, kur ata mbështetën John Kerry-n mbi George W Bush; dhe në vitin 2016 në favorizimin e Hillary Clinton ndaj Donald Trump.

Pronari i atëhershëm i lokalit që pretendon se ka shpikur Bloody Mary, donte të bashkonte komunitetin e emigrantëve në Paris dhe lejojini ata të shprehin një pikëpamje.

Çdo klient që mund të sigurojë prova të shtetësisë amerikane mund të marrë pjesë në votim, duke hedhur votën në një kuti druri shekullore në fund të lokalit. Shifrat e fundit nga bari ishin 265 për Trump – dhe 302 për Kamala Harris.

Në São Paulo të Brazilit, lokali irlandez i O’Malley do të zbukurohet me flamuj, balona, ​​yje dhe vija, dhe do të shërbejë një menu me peshk dhe patate të skuqura, tikka masala, burritos dhe qebap, plus nëntë opsione të ndryshme burgeri (përfshirë “përbindëshin e madh”: proshutë, vezë të skuqura, tre lloje djathë, guacamole, jalapeños, djegës etj).

Organizuar nga demokratët jashtë vendit, por e hapur për njerëzit “nga të dyja palët”, ngjarja fillon në orën 22:00 me orën lokale dhe zgjat deri në orën 2:30 të mëngjesit kur priten exit poll-et.

“Ne mbajtëm aktivitete në të njëjtin pub këtë vit për debatet presidenciale dhe nga nënpresidentët, dhe ato ishin jashtëzakonisht të suksesshme,” tha një zyrtar i Demokratëve jashtë vendit, Kelly Ann Kreutz.

Në Irlandë, hoteli i Donald Trump në Doonbeg në County Clare do të mbyllet si zakonisht të martën mbrëma, pa asnjë ngjarje të planifikuar për të festuar.

Ora 11:52
Banorët e fshatit të gjyshërve në Indi luten për fitoren e Kamala Harris

1730804777_1730804755indi.jpg

Banorët e fshatit të vogël të Indisë Jugore të Thulasendrapuram në Tamil Nadu janë mbledhur për t’u lutur për Harris, të bëhet liderja e parë e Shteteve të Bashkuara me rrënjë nga Azia Jugore.

Gjyshi i Harris nga nëna ka lindur në fshat, rreth 350 kilometra nga qyteti bregdetar jugor i Chennai, më shumë se 100 vjet më parë.

Harris nuk e ka vizituar kurrë Thulasendrapuram dhe ajo nuk ka të afërm të gjallë në fshat, por njerëzit atje ende adhurojnë familjen që e bëri atë të madhe në SHBA.

“Mbesa e stërgjyshërve të fshatit tonë kandidon si kandidate presidenciale në SHBA. Fitorja e saj do të jetë një lajm i lumtur për secilin prej nesh”, tha për Associated Press M Natarajan, prifti i tempullit.

Natarajan drejtoi lutjet përpara imazhit të hyjnisë hindu Ayyanar, një formë e Zotit Shiva. “Hyjnia jonë është një Zot shumë i fuqishëm. Nëse i lutemi mirë atij, ai do ta bëjë atë fitimtare”, tha ai.

Ora 10:26
Sondazhet për zgjedhjet në SHBA, ja cilin nxjerrin fitues mes Harris dhe Trump

1729791182_kamalaharrisdhedonaldtrump.JPG

Teksa votuesit në SHBA do të shkojnë ditën e sotme drejt qendrave të votimit, për të zgjedhur presidentin e ri mes Kamala Harris dhe Donald Trump, sondazhet dhe parashikimet tregojnë një garë të ngushtë midis mesë dy kandidatëve për president.

New York Times / Kolegji Siena

Sondazhi i fundit i Neë York Times / Kolegji Siena i ciklit zgjedhor 2024 tregoi se Harris kishte epërsi margjinale në shtetet e fushëbetejës të Nevadës, Karolinës së Veriut dhe Ëisconsin. Trump është përpara në Arizona, ndërsa ata janë në të njëjtat kuota në Michigan, Georgia dhe Pensilvani. Sondazhi anketoi 7,879 votues të mundshëm në shtatë shtetet nga 24 tetori deri më 2 nëntor dhe ka një diferencë gabimi prej plus ose minus 3.5 pikë përqindjeje.

ABC News/Ipsos

Kamala Harris kryeson me një diferencë 3-pikëshe. Harris është në kuotën e 49%, ndërsa Trump 46%, në sondazhin përfundimtar të ABC Neës/Ipsos të publikuar të dielën. Sondazhi anketoi 2,267 votues të mundshëm midis 29 tetorit dhe 1 nëntorit dhe ka një diferencë gabimi prej plus ose minus 2 pikë përqindjeje.

TIPP Insights

Trump kishte një epërsi shumë të ngushtë – 49% ndaj 48% të Harris – në një sondazh të TIPP Insights të publikuar të dielën. Sondazhi anketoi 1,305 votues të mundshëm midis 31 tetorit dhe nëntorit dhe kishte një diferencë gabimi prej plus ose minus 2.9 pikë përqindjeje. TIPP Insights u vlerësua si sondazhi më i saktë nga The Ëashington Post në 2020.

Sondazhi i Kolegjit Emerson

Sondazhi i fundit i Kolegjit Emerson barazoi Trump dhe Harris me 49 përqind secili. Sondazhi u krye midis 30 tetorit dhe 2 nëntorit midis 1000 votuesve të mundshëm dhe ka një diferencë ose gabim plus ose minus 3 pikë përqindjeje.

Parashikimet

Modeli i parashikimit të FiveThirtyEight parashikon një garë të ngushtë midis Trump dhe Harris. Trump fiton 53 nga 100, ndërsa Harris fiton 46 nga 100 që nga e diela, sipas simulimeve të zgjedhjeve të FiveThirtyEight. Modeli, që nga 2 nëntori, parashikon që Trump të sigurojë 275 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Harris 268.

Parashikimi i Decision Desk HQ dhe The Hill, i përditësuar të dielën, i jep Trump një shans 54 për qind për të fituar zgjedhjet dhe Harris 46 për qind. Projeksioni parashikon se Trump do të sigurojë 277 vota të Kolegjit Elektoral, ndërsa Harris do të marrë 261.

“Trump mbetet një favorit i lehtë për të fituar zgjedhjet e 2024, megjithëse rezultati është efektivisht një lëkundje”, thotë një analizë nga Decision Desk HQ më 28 tetor. “Asnjë kandidat nuk favorizohet qartë në shtete të mjaftueshme për të siguruar 270 votat elektorale të nevojshme, me Trump aktualisht në 235 dhe Harris në 226.”

Harta e Real Clear Polling parashikon se Trump do të triumfojë në Kolegjin Zgjedhor, me 287 vota për Trump ndaj 251 të Harris.

Modeli parashikon se Trump do të thyejë “murin blu” dhe do të mbajë fushën e betejës Pensilvani, si dhe Arizona, Xhorxhia, Nevada dhe Karolina e Veriut. Harris parashikohet të mbajë Michigan dhe Ëisconsin.

Modeli i statistikanit Nate Silver gjithashtu favorizon që Trump të fitojë Kolegjin Zgjedhor.

Ish-presidenti ka 52.6% të fitimit të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa Harris ka një shans 47 përqind, sipas një postimi të Substack të hënën. Megjithatë, zbulon se Harris ka më shumë gjasa të fitojë votën popullore – me një shans 74.2 përqind krahasuar me 25.8 përqind për Trump.

Modeli i jep Trump një shans më të madh për të mbajtur Arizonën, Xhorxhian, Karolinën e Veriut dhe Pensilvaninë, dhe Harris një shans më të lartë për të fituar Michigan dhe Ëisconsin.

Modeli i parashikimit të Economist, i përditësuar të hënën, parashikon se Harris dhe Trump kanë shanse të barabarta për të fituar zgjedhjet. Të dy parashikohet të fitojnë 50 në 100 herë.

Ora 09:32
Amerika voton/ Inteligjenca amerikane: Rusia, kërcënimi më aktiv! Po përpiqet të ndikojë në 7 shtetet vendimtare për rezultatin

Inteligjenca amerikane ka akuzuar Rusinë se është përfshirë “aktivisht” në operacionet e dezinformimit në shtatë shtetet kyçe të vendit që do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të së martës.

Arizona, Nevada, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Michigan dhe Wisconsin do të jenë vendimtare në votimin që do të lejojë demokraten Kamala Harris ose republikanin Donald Trump të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë.

“Rusia është kërcënimi më aktiv” në këto shtete amerikane, thuhet në një deklaratë të përbashkët Byroja Federale e Hetimit (FBI), Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA)

. "Këto përpjekje kanë potencialin për të nxitur dhunën, përfshirë kundër zyrtarëve zgjedhorë," paralajmërojnë ata.

Sipas ODNI, së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një video me një intervistë me një person që pretendonte se një mashtrim me fletë votimi të rreme dhe ndryshime të listave të votuesve kishte për qëllim favorizimin e Kamala Harris në Arizona.

Ora 08:54
Masa të rrepta për zgjedhjet në SHBA, dronë dhe snajperë në gatishmëri për të mbrojtur numëruesit e votave në Arizona

1730793734_votime.JPG

Masa të rrepta sigurie janë marr në Arizona, lidhur me zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen ditën e sotme në SHBA për të zgjedhur presidentin e ri mes Kamala Harris dhe Donald Trump.

Siguria në këtë qendër ku punëtorët numërojnë fletët e votimit pasqyron atë që mund të shihni në një aeroport apo edhe në një burg. Dhe, nëse është e nevojshme, ekzistojnë plane për të forcuar më tej sigurinë duke përfshirë dronët, oficerët me kalë dhe snajperët e policisë në çati, sipas BBC.

Qendra e votimit tani është e mbushur me kamera sigurie dhe një shtresë e dyfishtë gardhi. Zyrtarët thonë se kjo ishte një masë e shtuar për të mbrojtur punonjësit nga ngacmimet dhe kërcënimet jashtë ndërtesës.

Ora 07:45
Përballja Harris-Trump, qyteti në New Hampshire shpall rezultatin e parë të zgjedhjeve

1730789368_voata.JPG

Rezultatet e para të ditës së zgjedhjeve 2024 janë marrë nga Dixville Notch, New Hampshire në garën për president mes ish-presidentin Donald Trump dhe Kamala Harrisit, ku janë hedhur 6 vota nga votuesit. 

Sipas Fox News, numërimi përfundimtar i lexuar nga zyrtarët rreth orës 12:10 të ditës së sotme ishte 3 për Trump dhe 3 për Harris. 

Gjashtë qytetarët e Dixville Notch, i cili është një qytet i largët në rajonin e Nju Hampshires North Country, hodhën votat e tyre në mesnatë. 

Ora 07:34
Zgjedhjet presidenciale, Harris: Çdo votë ka rëndësi! Trump: Kamala do të pushtojë Lindjen e Mesme

1730736747_donaldtrump.JPG

"Gara nuk ka përfunduar ende." Zëvendëspresidentja Kamala Harris vazhdoi të mobilizojë votuesit e Pensilvanisë, duke i thënë turmës së Pitsburgut se ata "do të bëjnë një ndryshim në këto zgjedhje".

Në një tubim në Pensilvani që zgjati pak më shumë se dhjetë minuta, Harris përsëriti se "momenti është në anën tonë", ndërsa premtoi se do të ofrojë një gjeneratë të re lidershipi.

"Pittsburgh, ja ku po shkojmë. Është dita e zgjedhjeve dhe vrulli është në anën tonë. Fushata jonë ka prekur ambiciet, aspiratat dhe ëndrrat e popullit amerikan dhe ne e dimë se është koha për një brez të ardhshëm të lidershipit në Amerikë, "tha Harris gjatë një mitingu në Monumentin Historik Kombëtar të Furrave të Shpërthimit Carrie.

Ndërkohë, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Kamala Harris do të "pushtojë Lindjen e Mesme", duke bërë një thirrje përfundimtare për votuesit arabë dhe myslimanë, ndërsa ai kërkoi mbështetjen e tyre për të fituar shtetin e Miçiganit në prag të zgjedhjeve amerikane.

“Ne po ndërtojmë koalicionin më të madh dhe më të gjerë në historinë politike amerikane, kjo përfshin një numër rekord votuesish arabë dhe myslimanë në Michigan, të cilët duan paqe.  Ata e dinë se Kamala dhe kabineti i saj luftarak do të pushtojnë Lindjen e Mesme do të vrasë miliona muslimanë dhe do të nisë Luftën e Tretë Botërore”, shton Trump duke premtuar se do të “rikthejë paqen” në rajon.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Huha: 06/11/2024 22:25

    Fitore te ngushta e te vakta qe nuk flasin per nje dhenie te ndonje mandati te mirefillte. Kur shikon se kush e votoi sipas sondazheve te atyre qe e votuan, shumica derrmuese ishin njerez pa arsim qe vuanin nga inflacioni, sepse sigurisht me ato punet e dobta qe kane nuk ka se si te paguhen mire edhe te duan. Pra me pak fjale injorantet pa lek e pa shkolle dolen nga pyjet dhe periferite se s’kane me cfare te ushqejne ato familjet e tyre tradicionale me nga 10 kalamaj, se s’kane as lek te blejne prezervativ ose kujtojne se do marrin ndonje medalje hyjnore po pollen si gomere. Ne realitet nje m te madh do marrin, dhe do e ndjejne shume shpejt realitetin kur tarifat te rrisin cmimin e cdo produkti dhe kur ligjet e punes te dobesohen aq shume sa as nje pune stabel nuk do arrijne te mbajne dot se do i perdorin e do i keqpaguajne para se t’i heqin nga puna si plehra. Te pakten atje mbajne zgjedhje cdo dy vjet dhe i korrigjohet shpejt gabimi.

    Përgjigju
  • Daku: 06/11/2024 22:07

    Më vjen keq vetëm për Burrin e Kamalës qe nuk i tha dot :- zemër ti je presidente ahahhaaha. Dhe ky gazetari majtist i Shqiptares e dëgjoi qe ketej. Ytttt rracë e qelbur

    Përgjigju
  • Nuriancenka: 06/11/2024 19:41

    Zgjedhje ne okb viti 2025 ne janar deri nentor dhe mund te mbehete parakoshme zgjedhje 2026 mund te fito demokrate neviti 2028 kandidate demokrate jane keta kandidate 1 bert sande adm smill amjon blike julian caves majk d Jali xhon bajde o@e mund te jete xhon bajde majk partise demokratike

    Përgjigju
  • AltinTop: 06/11/2024 14:55

    Me revansh nuk do kete bote me te mire...ketu do jemi.

    Përgjigju
  • ZYRA: 06/11/2024 14:09

    Me 20 Janar 2025 fillon Epoka e Trump i cili pasi hyn ne zyre rimodelon boten e cila per keto dekada ishte degjeneruar! Urime Trump pas janarit nis revanshi dhe riciklimi politikes shqiptare

    Përgjigju
  • Turi: 06/11/2024 13:37

    Hajdeeee. Se mos na hidhet Saliu nga dritarja sot prej gezimit. Hajde duroi kokpalaret e PeDe sot neper rruge.

    Përgjigju
    • Turi qe ta vori: 06/11/2024 21:23

      @ Partia Rri prit tuMin posht dritares se Sales ti bash me Mulin se nga gezimi do i shkojje spirr Salehut nga kati i 8. Te fala nafies qe ke.

    • Partia: 06/11/2024 15:11

      Po ti ke partinë që të qeras gruan cdo ditë, ku pyet ti per pd. Të rrojë partia qe te ndihmojne se ti vete paske mbaru punë.

  • Urime: 06/11/2024 11:50

    Urime per fitoren! Fat I madh per gjithe shqiptaret , investimet ne ishullin e Sazanit do e bejne Shqipërine me te njohur se cdo vend ne Europe madje edhe sesa Spanja ! Investitor gjigand si projektet ne Sazan tregojne nje vizion dhe fat I madh ! Urime presidentit, ka qene e sigurt fitorja! Tani riciklohet pak edhe Politika ne Europe

    Përgjigju
  • Uahahahaha: 06/11/2024 10:46

    Tani q fitoj trumpi I zgjidhem t gjitha problemet ne shqiptaret

    Përgjigju
  • Ndryshim: 06/11/2024 08:04

    Ne keto 12 vjet Amerika ka ndryshuar 2 here, Anglia 3, Gjermania 1, Italia 2 e Spanja 2. Vetëm oazi i pleqve dhe administratës 0 herë.

    Përgjigju
    • Ndoca: 06/11/2024 15:17

      A je tu shkrujt ka psikiatria e vlones apo ka e elbasanit?

  • Bim: 06/11/2024 07:45

    Gjithe diktatoret e botes jan shume te lumtur

    Përgjigju
    • Po po: 06/11/2024 14:11

      Njerez si ty more Bum bim pim e Kane prish demokrwcine , Trump eshte shprehje votes se lire me nje fitore te thelle duke mundur 2 kandidat (njeri garroç) tjetra gome rezerve e demokracise! Trumpin e shpetoj zoti qe bota te ec per se mbari! Bravo Amerika eshte shembull , Respekte per fitoren madheshtore

    • Hajdari: 06/11/2024 10:56

      Donaldi do merrte per keshilltar Belind Kerricin.hajde maje belon nashti.

  • enver h: 05/11/2024 23:26

    Jam dakort me ty faik,,zoti e bekon ameriken me zgjedhjen e teumpit.....

    Përgjigju
  • Faik: 05/11/2024 22:24

    ZOTI E BEKOFTË ELON ❤️ MUSK ❤️ , dhe ISHALLAH TRUMP FITON ZGJEDHJET T❤️R❤️U❤️M❤️P❤️ 2❤️0❤️2❤️4❤️ Gjëja më e mirè pèr BOTÈN është TRUMP + MUSK të UDHËHEQIN AMERIKËN

    Përgjigju
  • jani: 05/11/2024 18:57

    VOTONI O SHQIPTARE PER TRUMPIN,,,PD E AMERIKES ESHTE PARTI E ZEZAKEVE DHE L.B.G.T,,,,ATA DUAN TIU MARRIN PARATE TE BARDHEVE QE I KANE VENE ME MUND E DJERSE....

    Përgjigju
  • Jennyffer: 05/11/2024 18:38

    me kamalen amerika nuk do kete kredibilitet dhe ndikim te forte ne vendet ku ka luftra pasi nje grua shikohet si dobesi ndersa trump ka karismen e duhur per te influencuar pasi eshte burre dhe ka peshen e tij si personalitet me karakter te forte,ky eshte realiteti sidomos ne vendet e lindjes qofte ne europe apo azi,dhe bursat do shkojne lart me zgjedhjen e trump dhe demokratet e din kete,po te degjoni kamalen neper intervista eshte skandaloze dhe vetem qesh e ben gallate,karrigia e presidentit i rri e madhe shume dhe nuk eshte per te,ajo karrige simbolizon dinjitetin dhe forcen ekonomike te nje vendi te madh si amerika gje te cilen kamala nuk e permbush dot

    Përgjigju
    • Bert: 05/11/2024 19:45

      Mezi po pres ndryshimin. Trump zgjedhja e vetme per nje bote me te sigurt.

  • Ilir: 05/11/2024 18:09

    Kamala all the way

    Përgjigju
  • Exit pollet: 05/11/2024 12:51

    E sigurte qe fiton Trump , mbi 51%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?