
Donald Trump ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, para takimit që presidenti amerikan do të ketë sot me presidentin Volodymyr Zelensky, për planin e paqes në Ukrainë.
“Sapo pata një telefonatë të mirë dhe shumë produktive me Presidentin Putin të Rusisë, përpara takimit tim, në orën 1:00 pasdite sot, me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Takimi do të zhvillohet në sallën kryesore të ngrënies të Mar-a-Lago-s. Media është e ftuar. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!
Presidenti DJT”
Lajmi kryesor:
Takimi në Florida për planin e paqes Rusi-Ukrainë/ Trump: Jemi më afër zgjidhjes, Donbasi mbetet një problem i hapur! Zelensky: Dakordësi për 90% të draftit









