Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh i gatshëm për të ftuar liderin koreano-verior, Kim Jong Un në SHBA nëse takimi historik, i planifikuar më 12 qershor në Singapor ecën mbarë, me shpresën për një normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Përgjigja është po, sigurisht nëse takimi shkon mirë”, pohoi Trump në prani të medias pas pyetjes së bërë nëse parashikonte të ftonte liderin koreano-verior në SHBA. Ne dëshirojmë të shohim një normalizim, po”, u shpreh ai përkrah kryeministrit japonez, Shinzo Abe në vizitë në Uashington.
“Letra e dërguar nga lideri koreano-verior, Kim Jong Un drejtuar presidentit amerikan ishte mjaft e përzemërt”, theksoi sot Donald Trump, kur nga ndajnë vetëm pesë ditë nga takimi historik i planifikuar mes tyre në Singapor.
“Ishte një letër e përzemërt dhe e ngrohtë dhe e vlerësoj me të vërtetë”, pohoi Trump.