Presidenti iranian Hassan Rohani ka thënë se vendi i tij nuk do të dorëzohet përball presioni të SHBA edhe nëse do të bombardohet. Kjo deklaratë vjen në një kohë tensionesh në rritje midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Rohanie bëri këtë deklaratë ditën e djeshme. Shefi i lartë ushtarak i Iranit paralajmëroi se çdo "aventurizëm" i armikut do ta priste një reagim dërrmues ndaj tij.
Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Uashingtonit kanë rënë në një pikë 'zero' që kur Presidenti Donald Trump një vit më parë tërhoqi Shtetet e Bashkuara jashtë një marrëveshjeje bërthamore të nënshkrua në 2015 midis fuqive botërore dhe Iranit. Kjo marrëveshje synonte freniim e programin bërthamor të Iranit në këmbim për lehtësim nga sanksionet ekonomike të dëmtuara.
Që atëherë, Uashingtoni ka rritur retorikën e saj dhe sanksionet janë rivendosura ndaj Iranit.
Më parë këtë muaj, Shtetet e Bashkuara forcuan praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, duke thënë se ndiheshin të "kërcënuar" nga Teherani dhe duke shkaktuar shqetësime në rritje për një konflikt të mundshëm ushtarak me Iranin.
Nga ana e tryre Teherani i mohoi akuzat. Në një ceremoni për përkujtimin e luftës Iran-Irak në vitet 1980-88, Rohani tha se iranianët "nuk janë përkulur ndaj presioneve pavarësisht vështirësive në jetën e tyre".
Ai u tha një grupi veteranëve se Irani nuk do të "tërhiqet nga pavarësia dhe dinjiteti edhe nëse toka e tyre bombardohet".
Komente










