Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melani do të vizitojnë Britaninë e Madhe në datën 3 qershor.
E vetmja nga familja mbretërore që nuk do takohet me të është Dukesha Meghan Markle. Gjatë fushatës së vitit 2016 ajo ka qenë mbështetëse e Hillary Clinton si dhe ka inkurajuar ndjekësit në Instagram të votojnë kandidaten demokrate. Ndër të tjera ajo ka kundërshtuar politikat e Trump duke e cilësuar si përçarës dhe diskriminues.
Siç duket Donald nuk e ka ditur këtë gjë dhe tashmë që e ka mësuar e ka cilësuar Meghan si njeri të keq. Një gazetar i “The Sun” në një intervistë me Donald Trump i tregoi se çfarë ka thënë Markle për të dhe e pyeti çfarë mendon ai për dukeshën. “Nuk e dija këtë gjë. Çfarë mund të them? Nuk e dija se ajo ishte e keqe”, është shprehur Trump për Markle. Megjithatë duket se Donald nuk dëshiron të krijojë konflikte me Meghan, sepse më pas ka shtuar se ajo do të ishte një princeshë shumë e mirë amerikane.
“Kur po filmoja “Suits” doja të shkoja në Canada dhe mos kthehesha më në Amerikë. Trump është përçarës, mendoni për votat e femrave. Mendoj se Partia Republikane i ka humbur të gjitha pikët me zgjedhjen e tij si kandidat. Nuk do votoj për Hilaryn vetëm se është grua por edhe pse Trump është diskriminues dhe na e ka bërë të lehtë që të zgjedhim një anë.” kanë qenëfjalët që dukesha ka thënë në intervistën e dhënë në vitin 2016 në ‘The Nightly Show’ me Larry Wilmore.