Presidenti i SHBA-ve Donald Trump po e paralajmëron Iranin që të mos vendosë tarifa për anijet që kërkojnë të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

“Ka raportime se Irani po u vendos tarifa cisternave që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit”, thotë ai. “Më mirë të mos e bëjnë dhe, nëse po e bëjnë, më mirë të ndalojnë tani”.

Në një seri postimesh në Truth Social, Trump tha se Irani po bën një “punë shumë të dobët” në menaxhimin e kësaj rruge ujore, përmes së cilës kalon 20% e naftës dhe gazit në botë.

“Irani po bën një punë shumë të dobët, disa do të thoshin të pandershme, në lejimin e kalimit të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi!”, shkruan presidenti amerikan.

Disa vende po shqyrtojnë mënyra për të kompensuar mungesat e mundshme të karburantit. Japonia po planifikon të çlirojë më shumë nga rezervat e saj të naftës, ndërsa kryeministri i Australisë po udhëton drejt Singaporit me shpresën për të siguruar më shumë furnizime.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, Izraeli ka aktivizuar alarmin ajror pas lëshimit të raketave nga Libani. Hezbollahu publikoi disa deklarata në Telegram duke pretenduar se kishte lëshuar tri valë sulmesh me raketa dhe dronë në orët e para të mëngjesit kundër ushtarëve izraelitë në të dy anët e kufirit, si dhe kundër një qyteti në veri të Izraelit.

Ndërkohë, Netanyahut i është kërkuar nga Trump që të zbusë sulmet ndaj Libanit për të ndihmuar me bisedimet për paqe.

Zëvendëspresidenti JD Vance pritet të udhëtojë në Pakistan, ku anëtarë të administratës Trump do të nisin bisedime paqeje me Iranin këtë fundjavë.

Mediat iraniane raportojnë se ish-ministri i Jashtëm Kamal Kharrazi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që mori nga një sulm, të ndodhur më herët gjatë këtij muaji. Ai “ishte plagosur rëndë”, kurse bashkëshortja e tij humbi jetën.

Kharrazi njihej në skenën politike të Iranit si një politikan reformist, kreu i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet e Jashtme të Iranit dhe këshilltar i ish-Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei. Ai shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit nga viti 1997 deri në 2005.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:56
S’u mbijetoi plagëve të rënda, ndërron jetë këshilltari i Ali Khameneit

Mediat iraniane po raportojnë se ish-ministri i Jashtëm Kamal Kharrazi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që mori nga një sulm i ndodhur më herët këtë muaj.

Kharrazi njihej në skenën politike të Iranit si një politikan reformist, kreu i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet e Jashtme të Iranit dhe këshilltar i ish-Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei. Ai shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit nga viti 1997 deri në 2005.

Faqja iraniane e lajmeve Jamaran, e prirur drejt reformistëve, kishte raportuar më 1 prill se Kamal Kharrazi ishte “plagosur rëndë dhe ishte shtruar në spital” pas një sulmi që, sipas raportit, i kishte marrë jetën bashkëshortes së tij. Jamaran kishte raportuar se shtëpia e Kharrazit në Teheran ishte vënë në shënjestër.

Ora 07:44
‘Irani po bën punë të dobët me Hormuzin’, Trump s’resht me paralajmërimet: Bëjnë mirë të ndalojnë me tarifat për anijet!

Presidenti Donald Trump ka postuar në Truth Social lidhur me Ngushticën e Hormuzit dhe menaxhimin e saj nga Irani.

“Irani po bën një punë shumë të dobët, disa do të thoshin të pandershme, në lejimin e kalimit të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi!”, thotë ai.

Në një postim tjetër, ai thotë se Irani “më mirë të mos jetë” duke u ngarkuar tarifa anijeve për të kaluar nëpër Hormuz.

“Ka raportime se Irani po u vendos tarifa cisternave që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Më mirë të mos e bëjnë dhe, nëse po e bëjnë, më mirë të ndalojnë tani”.

BBC Verify ka konfirmuar se të paktën nëntë anije kanë kaluar nëpër këtë rrugë ujore sot. Sekretarja e shtypit e Trumpit tha të mërkurën se presidenti kishte “hedhur” idenë për të gjeneruar të ardhura nga anijet që kalojnë nëpër ngushticë.