Foto: Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka paraqitur një propozim të përmirësuar, por që sipas tij ende nuk përmbush pritshmëritë e Uashingtonit.
Komentet e tij vijnë pas vendimit për të anuluar dërgimin e delegacionit amerikan në Pakistan për një raund të ri bisedimesh.
Sipas Trump, Teherani dorëzoi një ofertë të re vetëm pak minuta pas anulimit të misionit.
“Na dhanë një dokument që duhej të ishte më i mirë dhe, në mënyrë interesante, sapo e anulova, brenda 10 minutash morëm një dokument të ri që ishte shumë më i mirë”, u shpreh Trump para gazetarëve në avionin presidencial Air Force One.
I pyetur për më shumë detaje, ai shtoi: “Ofruan shumë, por jo mjaftueshëm”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Negociatat sërish në ngërç, Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Pakistan: Askush nuk e di kush është në krye të Iranit








