Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se Irani po “i afrohet shumë” arritjes së një marrëveshjeje me SHBA-të për luftën, ndërsa edhe Teherani sinjalizoi se ishte bërë përparim gjatë javës së kaluar.

Megjithatë, të dyja palët kanë qenë të kujdesshme, dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se çështja kyçe e armëve bërthamore nuk do të ishte pjesë e propozimeve fillestare.

Trump tha se e kishte parë një draft-marrëveshje me Iranin. Kur u pyet nëse ishte mjaftueshëm e mirë, ai tha: “Nuk e di, nuk mund t’jua them këtë.”

Presidenti nuk dha më shumë detaje për draftin, por këmbënguli se çdo marrëveshje do ta pengonte “absolutisht” Iranin të siguronte armë bërthamore.

“Do të nënshkruaj vetëm një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam,” tha ai. “Do të kemi një marrëveshje, ose do të kemi një situatë ku asnjë vend nuk do të goditet aq fort sa pritet të goditet.”


Lajmi kryesor:

Lufta/ Njoftimi i Trump: Po negociohen linjat e përgjithshme të një marrëveshjeje, Hormuzi do të rihapet! Kam folur tashmë me liderët e Gjirit dhe me Netanyahun