Foto: Donald Trump

Presidenti amerikan po mban një deklaratë për shtyp me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump tha se bisedimet me Iranin po ecin mirë, por nga ana tjetër ai thekson se sjelljet e tyre ndaj SHBA-së kanë qenë dinake.

"Po mbajmë një qëndrim të vendosur" me Iranin: bisedimet "po ecin shumë mirë. Kanë qenë paksa dinake, siç kanë qenë për 47 vjet. Ata nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë udhëheqës. Po flasim me ta: ata donin ta mbyllnin përsëri Ngushticën, por nuk mund të na shantazhojnë", tha Trump.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani mbyll sërish Hormuzin, Trump: Ata nuk mund të na shantazhojnë! Sulmohen forcat paqeruajtëse të UNIFIL në Liban