Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se zyrtarët e lartë të Iranit e kanë pranuar se nuk do të kenë kurrë armë bërthamore.
“Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore dhe nuk do ta ketë: ata e kanë pranuar këtë, ndër të tjera", tha Trump, ndërsa fliste me gazetarët në Zyrën Ovale.
Gjithashtu Trump deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit administrata e tij kishte pasur bisedime shumë pozitive me Iranin dhe se mund të arrinin një marrëveshje.
"Do të shohim nëse do të arrijmë atje. Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Kemi pasur bisedime shumë pozitive në 24 orët e fundit dhe është shumë e mundur që të arrijmë një marrëveshje", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Donald Trump: Marrëveshja me Iranin mund të firmoset javën tjetër! Teherani kundërshton planin! Avioni ushtarak amerikan qëllon cisternën iraniane në Hormuz











