Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se iranianët janë negociatorë dinakë dhe të pandershëm.
"Ata janë negociatorë dinakë sepse bien dakord për diçka dhe pastaj dalin dhe thonë se nuk kanë rënë kurrë dakord për të. Ata janë njerëz të pandershëm", tha Donald Trump në një intervistë me Wayne Allyn Root, duke folur për iranianët.
Sipas mediave të huaja, Trump shtoi më tej se "ne mund të vazhdojmë kështu dhe ata do të dështojnë. Ne mund të vazhdojmë kështu në një mënyrë të lehtë dhe të relaksuar, siç thashë, një lloj negociatash".
Trump më pas deklaroi se Irani është në vështirësi të mëdha, jo vetëm ushtarakisht, por edhe ekonomikisht: "Ne kontrollojmë paratë e tyre, atë që kanë, që është shumë, ne kemi kontroll të plotë. Unë jam bankieri i tyre. Ata kanë inflacion 300%, monedha e tyre është pothuajse e pavlerë. Ata nuk po i paguajnë ushtarët e tyre, ushtarët e tyre po dezertojnë. Është e paqëndrueshme që ata të vazhdojnë kështu".
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA sulmon anijen në Ngushticën e Hormuzit: Po përpiqej të thyente bllokadën! Negociata të reja në Romë midis Izraelit dhe Libanit






