Presidenti amerikan Donald Trump thotë se SHBA-të kontrollojnë 100% Ngushticën e Hormuzit. Ai u shpreh para gazetarëve në zyrën ovale se ushtria amerikane ia ka dalë të përfundojë plotësisht çminimin ujor të hormuzit, por ka pranuar se Irani është ende I aftë të krijojë probleme.
Trump e ka cilësuar bllokadën detare amerikane ndaj anijeve që drejtohen për në Iran si një 'mur çeliku', duke e përshkruar situatën në ngushticë me Iranin si të ndërlikuar.
Gjithashtu Trump tha se SHBA kanë 3 strategji për përfundimin e konfliktit dhe siç that ë godasë udhëheqjen iraniane.
Në 17 gusht skadon afati prej 60 ditësh që Irani dhe SHBA kishin për të arritur një marrëveshje sipas memorandumit të firmosur në qershor. Kur u pyet se çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim Trump u tha gazetarëve “do të shihni”.
Ministri i Jashtëm iranian pas deklaratave të Trump theksoi qëndrimin e deritanishëm të Iranit kundër rihapjes së ngushticës së hormuzit deri në plotësimin e kërkesave të
Teheranit.










Komente
Komento