“Po planit të Trump për paqe, i dorëzojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur, por duhen sqarime të mëtejshme”.

Kështu shkruan Hamas në Telegram, në arabisht, duke u shprehur i gatshëm ta pranojë planin me 20 pika të propozuar nga presidenti amerikan, duke kërkuar negociata shtesë për të diskutuar hollësitë.

Teksti i mesazhit të Hamas në Telegram:

“Në emër të Zotit, më të mëshirshmit, mëshirëplotit, deklaratë e rëndësishme mbi përgjigjen e Hamas ndaj propozimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në përpjekje për të ndalur agresionin dhe luftën shfarosëse kundër popullit tonë të qëndrueshëm në Rripin e Gazës, dhe duke u bazuar mbi përgjegjësinë kombëtare dhe kujdesin për parimet, të drejtat dhe interesat madhore të popullit tonë, Lëvizja e Rezistencës Islame ‘Hamas’ ka zhvilluar konsultime të thelluara brenda institucioneve të saj drejtuese, konsultime të gjera me forcat dhe fraksionet palestineze, si dhe konsultime me vëllezërit dhe miqtë tanë ndërmjetësues, për të arritur një qëndrim të përgjegjshëm përballë planit të presidentit amerikan Donald Trump.

Pas një studimi të plotë, lëvizja ka marrë vendimin e saj dhe ka dorëzuar përgjigjen e mëposhtme te vëllezërit ndërmjetësues.
Lëvizja e Rezistencës Islame, Hamas, vlerëson përpjekjet arabe, islame dhe ndërkombëtare, si edhe përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, që kërkojnë ndalimin e luftës në Rripin e Gazës, shkëmbimin e të burgosurve, hyrjen e menjëhershme të ndihmave, refuzimin e okupimit të Rripit dhe zhvendosjen e popullit tonë palestinez prej tij.

Në këtë kuadër, dhe me qëllim arritjen e një armëpushimi dhe një tërheqjeje të plotë nga Rripi i Gazës, lëvizja shpall pranimin e saj për lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë, të gjallë e të vdekur, në përputhje me formulën e shkëmbimit të përfshirë në propozimin e presidentit Trump, me kusht që të plotësohen rrethanat e nevojshme në terren për këtë shkëmbim.
Në këtë kuadër, lëvizja shpreh gatishmërinë e saj për të nisur menjëherë negociata përmes ndërmjetësuesve për të diskutuar hollësitë e këtij procesi.

Lëvizja riafirmon gjithashtu pranimin e saj që administrimi i Rripit të Gazës t’i besohet një organi palestinez të teknokratëve të pavarur, mbi bazën e konsensusit kombëtar palestinez dhe mbështetjes arabe e islame.

Çështjet e tjera të përfshira në propozimin e presidentit Trump, që lidhen me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, janë të lidhura me një qëndrim kombëtar gjithëpërfshirës dhe të bazuara në ligjet e rezolutat ndërkombëtare përkatëse. Ato do të diskutohen brenda një kuadri kombëtar palestinez gjithëpërfshirës, pjesë e të cilit do të jetë edhe Hamas, duke kontribuar me përgjegjësi.”

Më herët gjatë ditës së sotme presidenti Trump i dha Hamasit afat deri të dielën në mbrëmje për ta pranuar planin e tij për të ardhmen e Gazës, duke e paralajmëruar se “do të shpërthejë gjithë ferri” për të, nëse s’e pranon. Ende nuk është e qartë nëse SHBA apo Izraeli do të pranonin të hynin në negociata të tjera mbi kushtet e planit.

“Duhet të arrihet një marrëveshje me Hamasin deri të dielën në mbrëmje në orën gjashtë [18:00], sipas kohës së Uashingtonit”, shkroi Trumpi të premten në rrjetet sociale.

“Çdo vend është pajtuar! Nëse kjo marrëveshje përfundimtare nuk arrihet, do të shpërthejë ferri kundër Hamasit, ashtu siç askush nuk e ka parë deri më sot”, paralajmëroi Trump.

Hamas nuk deklaroi nëse do të pranonte të çarmatoset dhe të demilitarizojë Gazën, një kërkesë e SHBA-së dhe Izraelit, që më parë është hedhur poshtë nga grupi. Po ashtu nuk pranoi tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite, siç parashikon plani, por vazhdoi të këmbëngulë në një tërheqje të menjëhershme dhe të plotë.

Plani përcakton armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar.

Plani i Trump parashikon që ndihma për Gazën të shpërndahet pa ndërhyrje nga organizata ndërkombëtare neutrale, ndërsa OKB ka premtuar 170 mijë ton ndihma gati për t’u futur në Rripin e Gazës.

Izraeli nisi ofensivën e tij në Gaza pas sulmit të 7 tetorit 2023 të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit, ku u vranë rreth 1,200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng në Gaza, sipas shifrave izraelite. Izraeli thotë se 48 pengje ende nuk janë dorëzuar. Sulmet izraelite vrarë mbi 66,000 njerëz në Gaza, shumica dërrmuese civilë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Hamas: I parealizueshëm lirimi i pengjeve brenda 72 orësh

1759524591_Marzouk.png

Sipas grupit islamist palestinez Hamas, “është e parealizueshme të mendohet se të gjithë të burgosurit mund të dorëzohen brenda 72 orësh”.

Kështu u shpreh Abu Marzouk, drejtues i lëvizjes islamiste palestineze, në një intervistë për televizionin panarab katariot Al Jazeera.

“Ne i kemi trajtuar me frymë pozitive pikat e planit të Trump që lidhen me lëvizjen tonë, dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin me pozitivitet të ardhmen e popullit palestinez. Megjithatë, dorëzimi i të burgosurve dhe trupave brenda 72 orësh është një çështje e parealizueshme në rrethanat aktuale”, theksoi Marzouk.

Ora 22:06
Hamas: Po planit të Trump, i dorëzojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur

1759173822_20250712MAP001.jpg

“Po planit të Trump për paqe, i lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur, por duhen sqarime të mëtejshme”.

Kështu shkruan Hamas në Telegram, në arabisht, duke u shprehur i gatshëm ta pranojë planin me 20 pika të propozuar nga presidenti amerikan, duke kërkuar negociata shtesë për të diskutuar hollësitë.

Teksti i mesazhit të Hamas në Telegram:

“Në emër të Zotit, më të mëshirshmit, mëshirëplotit, deklaratë e rëndësishme mbi përgjigjen e Hamas ndaj propozimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në përpjekje për të ndalur agresionin dhe luftën shfarosëse kundër popullit tonë të qëndrueshëm në Rripin e Gazës, dhe duke u bazuar mbi përgjegjësinë kombëtare dhe kujdesin për parimet, të drejtat dhe interesat madhore të popullit tonë, Lëvizja e Rezistencës Islame ‘Hamas’ ka zhvilluar konsultime të thelluara brenda institucioneve të saj drejtuese, konsultime të gjera me forcat dhe fraksionet palestineze, si dhe konsultime me vëllezërit dhe miqtë tanë ndërmjetësues, për të arritur një qëndrim të përgjegjshëm përballë planit të presidentit amerikan Donald Trump.

Pas një studimi të plotë, lëvizja ka marrë vendimin e saj dhe ka dorëzuar përgjigjen e mëposhtme te vëllezërit ndërmjetësues.
Lëvizja e Rezistencës Islame, Hamas, vlerëson përpjekjet arabe, islame dhe ndërkombëtare, si edhe përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, që kërkojnë ndalimin e luftës në Rripin e Gazës, shkëmbimin e të burgosurve, hyrjen e menjëhershme të ndihmave, refuzimin e okupimit të Rripit dhe zhvendosjen e popullit tonë palestinez prej tij.

Në këtë kuadër, dhe me qëllim arritjen e një armëpushimi dhe një tërheqjeje të plotë nga Rripi i Gazës, lëvizja shpall pranimin e saj për lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë, të gjallë e të vdekur, në përputhje me formulën e shkëmbimit të përfshirë në propozimin e presidentit Trump, me kusht që të plotësohen rrethanat e nevojshme në terren për këtë shkëmbim.
Në këtë kuadër, lëvizja shpreh gatishmërinë e saj për të nisur menjëherë negociata përmes ndërmjetësuesve për të diskutuar hollësitë e këtij procesi.

Lëvizja riafirmon gjithashtu pranimin e saj që administrimi i Rripit të Gazës t’i besohet një organi palestinez të teknokratëve të pavarur, mbi bazën e konsensusit kombëtar palestinez dhe mbështetjes arabe e islame.

Çështjet e tjera të përfshira në propozimin e presidentit Trump, që lidhen me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, janë të lidhura me një qëndrim kombëtar gjithëpërfshirës dhe të bazuara në ligjet e rezolutat ndërkombëtare përkatëse. Ato do të diskutohen brenda një kuadri kombëtar palestinez gjithëpërfshirës, pjesë e të cilit do të jetë edhe Hamas, duke kontribuar me përgjegjësi.”

Ora 20:28
Trump bisedë telefonike me Erdogan për Gazën, presidenti turk: Mirëpres përpjekjet për paqe, Izraeli të ndalojë sulmet

1759516542_aa.JPG

Presidenti turk Tayyip Erdogan, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e SHBA Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, Erdogan i tha homologut të tij amerikan se Turqia mirëpret përpjekjet për të arritur paqen në Gaza, por se Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij që përpjekjet të jenë të suksesshme.

Në një deklaratë, Presidenca turke tha se të dy kishin diskutuar lidhjet dypalëshe në telefonatën e kërkuar nga pala amerikane, duke shtuar se Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për të rritur bashkëpunimin e tyre, përkatësisht në industrinë e mbrojtjes.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu situatën në Gaza, tha presidenca, duke shtuar se Erdogan i tha Trump se Turqia po punonte shumë për të arritur paqen rajonale dhe mirëpriti iniciativat që synojnë këtë qëllim.

“Erdogan theksoi se Turqia kishte rritur kontaktet e saj diplomatike për paqen, se do të vazhdonte të mbështeste vizionin e (Trump) për paqen globale dhe se ndërprerja e sulmeve të Izraelit është e rëndësishme për suksesin e iniciativave që synojnë arritjen e paqes në rajon”, tha Presidenca turke.

Erdogan dhe Trump u takuan në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, një takim që udhëheqësi turk tha se i ndihmoi aleatët e NATO-s të bënin " përparim domethënës " në një sërë çështjesh.