Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar deklarata kërcënuese ndaj Iranit lidhur me uraniumin e pasuruar në zotërimin e tij
“Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë që Irani të zotërojë armë bërthamore dhe të ketë akses në kapacitete bërthamore. Në një moment do ta marrim uraniumin e pasuruar, ne e kemi nën kontroll. Nëse dikush afrohet, mund t’ju themi emrin, adresën dhe numrin e identifikimit. Po e monitorojmë shumë nga afër dhe kushdo që afrohet, do ta hedhim në erë”, deklaroi Trump në një intervistë për emisionin amerikan “Full Measure”.
Lajmi kryesor:
Negociatat me SHBA, Irani i dorëzon përgjigjen Pakistanit: Ndërprerje të luftës, heqje e sanksioneve! Trump: E papranueshme!








