Një anije tregtare u dëmtua nga një raktetë e paidentifikuar ndërsa lundronte 23 milje detare në verilindje të Dohas, Katar. Incidenti shkaktoi një zjarr të vogël, i cili u shua teksa nuk u raportuan viktima. Autoritetet po hetojnë për të zbuluar se nga kush u lëshua raketa.
Ndërkohë vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Iranit do të kenë vështirësi në kalimin e Ngushticës së Hormuzit. Paralajmërimi erdhi nga Koloneli Akrami Nia, zëdhënës i ushtrisë së Republikës Islamike, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.
"Që tani e tutje, vendet që ndjekin Shtetet e Bashkuara në zbatimin e sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit me siguri do të përballen me vështirësi në kalimin e Ngushticës së Hormuzit", tha ai.
Nga ana tjetër Forcat Mbrojtëse të Izraelit vranë 10 anëtarë të dyshuar të Hezbollahut në Liban dhe shkatërruan afërsisht 40 vende që besohet se ishin të lidhura me ta.
Lajmin e bëri të ditur IDF në një deklaratë në kanalet e saj të mediave sociale.
"Për të neutralizuar kërcënimet, ushtarët e IDF nga Divizioni i 91-të goditën mbi 40 vende të infrastrukturës terroriste dhe eliminuan më shumë se 10 terroristë të Hezbollahut që vepronin pranë ushtarëve në Libanin jugor. Objektivat e goditura përfshinin objekte ushtarake të përdorura nga terroristët e Hezbollahut, depo armësh, një lëshues raketash dhe vende të tjera të infrastrukturës", thuhej në deklaratë.
Lajm në përditësim...
Komente











