Foto: Papa Leone XIV dhe Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr sërish vëmendjen me dy postime në Truth, një kundër Papa Leone XIV dhe tjetrin kundër NATO-s.
"A mund t'i thotë dikush Papa Leo se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues të pafajshëm dhe plotësisht të paarmatosur në dy muajt e fundit, dhe se që Irani të posedojë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme? Faleminderit për vëmendjen tuaj. AMERIKA ËSHTË KTHYER!!! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan ai.
Ndërkohë në një postim tjetër, presidenti amerikan ka përsëritur sërish se NATO nuk ishte për SHBA-në në luftën ndaj Iranit.
"NATO nuk ishte aty për ne dhe nuk do të jetë aty në të ardhmen!”, shprehet Trump.
Lajmi kryesor:
SHBA-të ndalojnë 8 anije cisternë të kalojnë në Hormuz! Trump: Fundi i luftës është pranë










