Foto: Papa Leone XIV dhe Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr sërish vëmendjen me dy postime në Truth, një kundër Papa Leone XIV dhe tjetrin kundër NATO-s.

"A mund t'i thotë dikush Papa Leo se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues të pafajshëm dhe plotësisht të paarmatosur në dy muajt e fundit, dhe se që Irani të posedojë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme? Faleminderit për vëmendjen tuaj. AMERIKA ËSHTË KTHYER!!! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan ai.

Ndërkohë në një postim tjetër, presidenti amerikan ka përsëritur sërish se NATO nuk ishte për SHBA-në në luftën ndaj Iranit.

 "NATO nuk ishte aty për ne dhe nuk do të jetë aty në të ardhmen!”, shprehet Trump.


Lajmi kryesor:

Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi kërkuar zgjatje të armëpushimit me Iranin, por jemi të bindur se do të arrihet një marrëveshje! Hezbollahu pranon armëpushimin me Izraelin