Qeveria e Kubës dhe Shteteve të Bashkuara «po zhvillojnë bisedime; ata ndodhen në vështirësi serioze dhe për këtë arsye po flasim për një marrje kontrolli në mënyrë miqësore».

Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, duke folur para gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.

«Janë në telashe të mëdha. Nuk kanë para, aktualisht nuk kanë asgjë. Por po diskutojnë për këtë situatë dhe ndoshta mund të arrihet një marrëveshje për një kontroll miqësor», theksoi Trump. Ai shtoi gjithashtu se «ka shumë njerëz që dëshirojnë të kthehen atje».