Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ushtria amerikane do të vazhdojë të mbrojë fushat e naftës në Siri, duke sugjeruar gjithashtu që ish-aleatët amerikanë në luftën kundër ISIS, kurdët sirianë, do të duhet të konsideronin lëvizjen drejt rajoneve jashtë fushave të naftës, një veprim që do t'i spostonte ata nga vendet e tyre tradicionale në një zonë të shkretëtirë qindra milje larg.
Deklarata e Trump erdhi pasi dy zyrtarë të mbrojtjes i thanë CNN se Pentagoni po shqyrton planet për vendosjen e tankeve në Siri.
Nuk ështe e qartë nëse Trump po sugjeron që e gjithë popullsia kurde Siriane, e cila numërohet në miliona njerëz, duhet të spostohet por është e sigurt se ata nuk do ta mirëprisnin një fluks të tillë të papritur.

Trump dhe të tjerët kanë përdorur termin "kurdë" për t'iu referuar grupeve të shumta, duke përfshirë popullsinë kurde Siriane, forcat demokratike kurde të udhëhequra nga Siria - një përzierje e arabëve, kurdëve dhe të tjerëve - dhe elementit kurd të forcave demokratike siriane.
Asnjë prej këtyre grupeve nuk do të pranonte me dëshirë të vetë-dëbohej nga vendet e tyre tradicionale.
Kritikët e operacionit të fundit në Siri të Turqisë, përfshirë një grup të madh kongresmenësh bipartizane, kanë akuzuar Turqinë se po përpiqet të provokojë një zhvendosje të madhe demografike në veri-lindje të Sirisë, duke detyruar kurdët të largohen nga zona.
Një zyrtar i mbrojtjes konfirmoi për CNN se "Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të forcojnë pozicionin e tyre, në koordinim me partnerët në veri-lindje të Sirisë, për të parandaluar që fushat e naftës të bien në duart e ISIS-it apo aktorëve të tjerë destabilizues".
Një tjetër zyrtar i lartë ushtarak amerikan tha CNN se trupat afër fushave të naftës nuk do të përqendrohen ekskluzivisht në mbrojtjen e infrastrukturës së naftës, por gjithashtu ato do të ndihmojnë në luftimin e mbetjeve të ISIS-it dhe do të vazhdojnë të punojnë dhe trajnojnë forcat lokale demokratike Siriane.
/r.k./Shqiptarja.comKomente

