Trump lë spitalin, heq maskën në Shtëpinë e Bardhë/ “Mos e lejoni të fitojë, mos kini frikë prej tij, ne do ta mposhtim”

"Sapo u largova nga qendra Mjekësore Valter Reed dhe është vërtetë diçka e veçantë mjekët, infermierët janë ata të cilët të përgjigjen të parët. Unë kam mësuar shumë rreth coronavirusit dhe diçka është e sigurt, mos e lejoni të fitojë, mos kini frikë prej tij, ne do ta mposhtim”, tha Trump

Është shprehur presidenti amerikan pak minuta pasi la spitalin ku ishte i shtruar që të premten ku merrte trajtimin e tij për Covid-19, ku edhe deklaroi se shumë shpejt do ti rikthehej fushatës zgjedhore.

Trump arriti në Shtëpinë e Bardhë  më shumë i përgatitur për një show televiziv. Ai zbriti nga helikopteri i tij Marine One, me një maskë kirurgjikale vetëm për ta hequr atë pak momente më vonë teksa përshëndeste të tjerët. 

Megjithatë heqja e maskës nga Trump në momentin që sapo arriti në Shtëpinë e Barrdhë ka nxitur kritika të shumta në mesin e ekspertëve dhe popullit, pasi sipas tyre ajo tregonte një shkallë të lartë papërgjegjshmërie. Edhe kandidati demokrat për president Joe Biden me anë të një postimi tregoi një video në të cilën Trump shfaqej duke hequr maskën dhe në të kundërtën Biden po e vinte, me një mesazh se maska shpëton jetë. 

Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë rrit dyshimet nëse Debati i Dytë presidencial i planifikuar për 15 tetor do të mbahet, bashkëpunëtorët e së cilit shprehen se do të bëhet, ndërkohë Biden tha se do të pranojë nëse mjekët e këshillojnë. 

Përpara se të largohej nga spitali, ekipi mjekësor i Trump megjithatë shtoi se presidenti ende nuk e kishte kaluar tërësisht rrezikun dhe se do ta vazhdojë trajtimin në Shtëpinë e Bardhë. Kthimi i Presidentit vjen në kohën kur në Shtëpinë e Bardhë është raportuar se të paktën 13 persona të afërt të presidentit kanë rezultuar pozitiv duke e kthyer shtëpinë më të njohur në botë një vatër të COVID-19. Sipas të dhënave në SHBA raportohet më shumë se 7.4 milionë të prekur me COVID-19 dhe më shumë se 210.000 viktima

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë