Presidenti i SHBA Donald Trump është i vendosur për të anuluar shumë prej vendimeve të ndërmarra nga administrata Obama.
Së fundmi manjati ka vendosur të shfuqizojë masat e administratës demokrate, të cilat i lejonin transgjinorëve te përdornin tualetet e shkollave publike në bazë të orientimit të tyre të lirë seksual dhe jo të atij biologjik.
Ky është hapi i parë i Kreut të Shtëpisë së Bardhë kundër të drejtave të komunitetit LGBT dhe shumë persona kanë frikë se ky mund të jetë vetëm fillimi i një ofensive kundër të drejtave civile.
Kritikët e nismës këmbëngulnin që prej miratimit të ligjit se ai kërcënonte privatësinë dhe intimitetin e nxënësve të tjerë dhe se për zbatimin e tij duhej vendosur në nivel shtetëror. Vendimi i administratës Trump u mor pas një përballje të fortë brenda kabinetit.
Vetë ministrja e Arsimit De Vos ishte në kundërshtim të masave anti-trasgjinorë por nuk mund të fitonte përballë stafit Trump të kryesuar nga ministri i brendshëm Jeff Sessions.
Direktiva e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë shkaktoi përplasje të mëdha në mbarë vendin dhe 13 shtete amerikane patën hapur proçese gjyqësore për rrëzimin e saj.
Edhe pse nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm, urdhri i Obamës paralajmëronte shkollat se mund të humbisnin financimin nëse nuk zbatonin udhëzimin e ri.
Shumë prej personaliteteve botërore kanë kritikuar vendimin e Trump duke thënë se kjo nuk ka të bëjë me politikën por me të drejtat njerëzore.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com