Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se marrëveshja për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin është negociuar dhe pritet vetëm që udhëheqësit në Teheran ta nënshkruajnë atë.
Komentet Trump i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se pjesë e marrëveshjes është ndalimi i plotë i Iranit nga e drejta për të pasur armë bërthamore.
"Marrëveshja me Teheranin është negociuar plotësisht dhe iranianët thjesht duhet të fillojnë ta nënshkruajnë atë, por po e vonojnë sepse e dinë se është e rëndësishme", tha mes të tjerash Trump.
Trump ka theksuar gjithashtu se marrëveshja e tij "ndalon plotësisht pasjen e armëve bërthamore", ndërsa ajo e arritur nga Barack Obama hapi "rrugën drejt armëve bërthamore".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Marrëveshja është arritur, Teherani vetëm duhet ta nënshkruajë! Sot do ta sulmojmë fuqishëm Iranin! Raketa amerikane godet cisternën e naftës në Gjirin e Omanit





