Donald Trump, garues në Partinë Republikane për t’u shpallur kandidat për president, i cili muajin e kaluar tha se do të jetë i hapur për të mbyllur xhamitë në SHBA si pjesë e luftës kundër militantëve të ISIS, ka përsëritur sërish idenë e tij.
Nisur nga shqetësimet për sulme terroriste pas sulmit në Paris, Trump gjatë një interviste televizive tha se një ide e tillë duhet marrë parasysh. Trump ka kërkuar që ideja e hedhur prej tij për mbylljen e xhamive të “studiohet”.
“Do ta urreja një gjë të tillë, por është një gjë që do ta marrin në konsideratë sepse idetë e urrejtjes po vijnë nga këto zona (xhamitë)”, tha Tramp.
Ai tha se nëse do të zgjidhet president, përgjimi i xhamive do të jetë diçka që do të studiohet.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com