Trump me Covid/ Historia e një dite sizmike për Shtëpinë e Bardhë

Trump me Covid/ Historia e një dite sizmike për Shtëpinë e Bardhë

Për muaj me radhë Presidenti i SHBA Donald Trump dhe ndihmësit e tij qarkullonin pa maska ​​dhe jetonin sikur nëpër këmbë të mos ishte pandemia e shkaktuar nga koronavirusi. Pastaj presidenti doli pozitiv dhe bota e tyre ndryshoi. 

Kjo është historia e një dite sizmike.

Në mbrëmjen e të premtes ishte qetësi në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, 14 km larg nga Shtëpia e Bardhë. Ishte aq qetë sa mund të dëgjohej edhe rënia e një gjethe lisi. Por paskësaj gjithçka ndryshoi dhe u tensionua. Shiriti i policisë u vendos i lidhur nga një pemë në tjetrën, duke shënuar zonën e uljes për ‘Marine One’, helikopteri i presidentit ndërsa një qen nisi të nuhaste për eksplozivë. Donald Trump do të mbërrinte së shpejti…

Pasiguria filloi në orët e para të mëngjesit me njoftimin e presidentit se ai ishte testuar pozitiv. Më pas, ndihmësit dhe personeli i Shtëpisë së Bardhë bënë çmos për të ruajtur një ndjenjë normaliteti në dukje, në mes të një ambienti kaotik, por gjendja shpirtërore ishte plot spirale, deri në kaos. Kishte ankth, britma dhe disa lot.

Donald Trump kishte kohë që kishte arritur të projektonte një ndjenjë optimizmi rreth krizës shëndetësore në SHBA, sikur pandemia po zhvillohej diku larg, ndërkohë që vendi ka më shumë se 200 mijë viktima. Për Trump, Covid ishte në grahmat e fundit…

Veç presidentit, kohët e fundit ndihmësit dhe personeli i Trump jetonin në një epokë para-Covid. Pak prej tyre mbanin maska dhe shumica grumbulloheshin të tavolina të përbashkëta për të drekuar apo darkuar në ndërtesën ekzekutive të Eisenhower. Edhe në Kopshtin e Trëndafilave, kur Presidenti amerikan njoftoi zgjedhjen e Gjykatëses Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë, ishte e njëjta situatë.

Tani presidenti Trump është i sëmurë dhe ndihmësit e tij po përpiqen të përballen me realitetin e virusit ndërsa Covid ka pushtuar zyrat e tyre, ku shumë këshilltarë e senatorë republikanë kanë dalë pozitivë. Disa nga personeli i lartë i Shtëpisë së Bardhë tani ndodhen në izolim. 

Në mes këtij konfuzioni total, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të tregohen të ftohtë. “Presidenti është mirë dhe po punon. Ai tha se ka lajme shumë të mira për ekonominë” - tha këshilltari ekonomik i presidentit, Larry Kudloë për gazetarët, tre prej të cilëve sot u testuan pozitivë me Covid…

…Ndërsa ‘Marine One’ fluturonte pranë zonës së uljes, gjethet e verdha të lisave u shpërndanë në ajër. Trump zbriti shkallët duke u mbajtur dhe hipi në një SUV. 

Sot ka nisur një ditë e gjatë për presidentin dhe kombin amerikan…Sa do të jenë të tilla ditët?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/10/2020 02:19

    Me shume njerez jane mbledhur rreth monumenteve te Konfederates ne jug,qe ziheshin ti mbanin ose ti hiqnin,se sa u mblodhen para spitalit, ku eshte Trump.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë