Administrata e presidentit amerikan Donald Trump është e vendosur të rikthejë sanksionet kundër Iranit të cilat,  u tërhoqën si pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Lajmin është dhënë këtë të premte,nga Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo të premten, raporton CNN.

Sipas mediave amerikane 8 shtete, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur, nuk do të penalizohen nga Shtetet e Bashkuara, nëse do të vazhdojnë të importojnë naftën iraniane.

Më 5 nëntor, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksionet që u hoqën si pjesë e marrëveshjes bërthamore në sektorin e energjisë, ndërtimit të anijeve, të anijeve dhe bankave të Iranit. 

Mike Pompeo, Sekretari amerikan i shtetit

Gjithashtu, sekretari amerikan i shtetit ka bërë të ditur se deri më tani SHBA-të janë përpjekur të bëjnë një punë të mirë për të shkurtuar eksportet iraniane të naftës.

Pompey është deklaruar se emrat e këtyre vendeve do të bëhen publike të hënën të cilat po përjashtoheshin nga sanksionet në disa prej sektorëve të lidhura me energjinë.

Kujtojmë, që Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në maj, të këtij viti, duke deklaruar se qëllimi i tërheqjes ishte të kufizonte aktivitetin bërthamor, të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Barack Obama, presidenti amerikan që e nënshkroi atë, kishte argumentuar se marrëveshja do ta pengonte Iranin të zhvillonte armët bërthamore. Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina si pjesë e vendeve firmëtare të marrëveshjes, e kane kundërshtuar ashpër vendimin e presidenti Trump, për heqjen dorë të SHBA-ve nga pakti bërthamor i vitit 2015, në mes të Iranit dhe fuqive botërore.

Sanksionet pritet të hyjnë në fuqi të hënën dhe mësohet se ato mbulojnë sektorë të tillë si transporti, sektori financiar dhe ai energjetik i Iranit.