SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar më herët firmosjen e një urdhri të ri për sa i përket hyrjes së emigrantëve në SHBA.
Ndërkohë që urdhri i ri pritej të firmosje javën e kaluar, Shtëpi e Bardhë, njoftoi se firmosja dhe publikimi i këtij urdhri ishte shtyrë, por pa dhënë një datë të saktë për publikimin e tij.
Nga ana tjetër, “Associated Press”, duke cituar një zyrtarë të lartë të administratës së SHBA-së, raporton se presidenti Trump, do të nënshkruaj më 1 mars urdhrin e ri ekzekutiv për ndalimin e emigrantëve.
Urdhri i parë ekzekutiv për ndalimin e emigrantëve, shkaktoi konfuzione në aeroportet e SHBA-së, ndërkohë që nxiti edhe protesta të shumta jo vetëm në Amerikë, por edhe në shumë vende të tjera të botës.
Urdhri u pezullua nga një gjykatës federal në SHBA, por presidenti Trump është zotuar për firmosjen e një urdhri të ri i cili do të pranohet nga gjykata.
Urdhri ekzekutiv për ndalimin e hyrjes së emigrantëve në SHBA, ndalonte hyrjen e emigrantëve nga shtatë vende me shumicë të popullsisë myslimane për 90-të ditë dhe për 120 ditë hyrjen e emigrantëve nga e gjithë bota.
Gjithashtu pjesë e këtij urdhri ishte edhe një ndalim për një kohë të papërcaktuar të hyrjes në SHBA të refugjatëve nga Siria.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com