Foto: Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, minimizoi një nga objektivat e mundshëm të luftës kundër Iranit, duke theksuar se ndryshimi i regjimit në Teheran nuk është përparësi e ofensivës ushtarake që po zhvillohet prej tre javësh.
Në një intervistë me MSN Now, Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë "përfundimisht" në qeverinë e Republikës Islamike, por sqaroi se "kjo nuk është pika kryesore".
"Pika kryesore është se ata nuk mund të kenë një armë bërthamore", theksoi Trump.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Londra autorizon Uashingtonin të përdorë bazat britanike për sulmet në Gjirin Persik! Media: SHBA po dërgon 2.500 marinsa dhe edhe tre anije të tjera luftarake në Lindjen e Mesme









