Trump ndryshon kurs: Reforma
në Shëndetësi mund të mbijetojë

Trump ndryshon kurs: Reforma<br />në Shëndetësi mund të mbijetojë
Në intervistën e parë si Kreu i Shtepisë së Bardhë, Donald Trump edhe një herë ritheksoi mesazhin e tij se vendi duhet bashkuar.

Por ai ndryshon diskursin politik, duke theksuar se prioritetet e tij janë shëndetësia, vendet e punës, kufijtë dhe taksat. Për më tepër manjati u shpreh se Reforma Shëndetësore e Obamës mund të mbijetojë pjesërisht.

Kujtojmë se gjatë fushatës republikani e ka sulmuar ashpër reformën Obamacare të cilën kishte premtuar se do ta zhbënte.

Sa i përket politikës se jashtme manjati tha se prioritet është lufta ndaj ISIS, jo largimi i Assad. Me tej ai e cilësoi letrën e urimit të Presidentit rus si të mrekullueshme.

“Nuk është presidenti im” është ky slogan i cili vijon të pushtojë rrugët e SHBA për të tretën ditë. Protestuesit në shumë shtete si Miami, Philadelphia, Columbus, New York jo vetëm protestojnë zgjedhjen e Trump si president por bllokojnë edhe një pjesë të rrugëve duke shkaktuar kaos në trafik. Madje raportohet se gjatë përplasjes në Portland janë dëgjuar të shtëna dhe një person është goditur.

Ndërsa transferimi i pushtetit duket se po jep edhe efekte e para në politikë.

Së fundmi stafi i presidentit të sapozgjedhur ka kërkuar që deri në datën 20 janar kur Trump vjen në Shtëpinë e Bardhë, administrata Obama të mos marrë asnjë inisiativë në politikën e jashtme.

I menjëhershëm ishte reagimi stafi i Obamës i cili ka pezulluar të gjithë hapat për të kaluar në kongres marrëveshjen për tregtinë e lirë te trans-paqësorit.

[gallery]19613[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe