Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melani do të vizitojnë Britaninë e Madhe në datën 3 qershor.
Gjatë vizitës së tyre tre ditore në Britani ata do të organizojnë disa takime zyrtare me përfaqësuesit e Familjes Mbretrore. Princ Harry do të takojë çiftin ditën e parë të vizitës në një takim privat. Princ William dhe dukesha Kate do të pijnë çaj me presidentin ditën e dytë të takimit dhe më pas takimit do i bashkohet dhe Princ Charles dhe Dukesha Camilla. Ceremonia do të realizohet në Buckingham Palase për nder të vizitorëve. E vetmja që nuk do të jetë në takim është Meghan Markle dhe jo vetëm për angazhimin e saj me vogëlushin Archie.
Kujtojmë se gjatë fushatës së vitit 2016 ajo ka qenë mbështetëse e Hillary Clinton si dhe ka inkurajuar ndjekësit në Instagram të votojnë kandidaten demokrate. Ndër të tjera ajo ka kundërshtuar politikat e Trump duke e cilësuar si përçarës dhe diskriminues.
“Kur po filmoja “Suits” doja të shkoja në Canada dhe mos kthehesha më në Amerikë. Trump është përçarës, mendoni për votat e femrave. Mendoj se Partia Republikane i ka humbur të gjitha pikët me zgjedhjen e tij si kandidat. Nuk do votoj për Hilaryn vetëm se është grua por edhe pse Trump është diskriminues dhe na e ka bërë të lehtë që të zgjedhim një anë.” ka thënë dukesha në intervistën e dhënë në vitin 2016 në ‘The Nightly Show’ me Larry Wilmore./ ELLE.COM