Donald Trump ka njoftuar Kongresin se “armiqësitë” kundër Iranit kanë “përfunduar”, por ka theksuar se Teherani vazhdon të përbëjë një kërcënim “të konsiderueshëm”. Në një letër drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, në përfundim të afatit 60-ditor që e detyron presidentin të kërkojë autorizim për të vazhduar luftën, Trump deklaron: “armiqësitë e nisura më 28 shkurt 2026 kanë përfunduar. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave amerikane dhe atyre iraniane që nga 7 prilli”.

“Do të vazhdoj të drejtoj forcat e armatosura në përputhje me përgjegjësitë e mia dhe në bazë të autoritetit tim kushtetues për të drejtuar marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe në cilësinë e komandantit të përgjithshëm”, shton ai.

Shtëpia e Bardhë vlerëson se armëpushimi pezullon kufirin 60-ditor, duke shmangur kështu nevojën për një autorizim nga Kongresi.


Lajmi kryesor:

Media: Teherani po ul prodhimin e naftës! Trump në Kongres: Armiqësitë me Iranin kanë përfunduar! Por nga Teherani: E mundshme rifillimi i luftës