Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka konfirmuar se nesër në mesnatë, me skadimin e ultimatumit, “çdo urë në Iran do të shkatërrohet” nëse nuk arrihet një marrëveshje me Teheranin.
“Çdo central elektrik – shtoi ai – do të nxirret jashtë funksionit, do të marrë flakë, do të shpërthejë dhe nuk do të jetë më kurrë i përdorshëm.”
Trump theksoi gjithashtu: “Mendoj për një shkatërrim të plotë deri në mesnatë, dhe kjo mund të ndodhë brenda katër orësh, nëse do të donim. Nuk duam që kjo të ndodhë. Madje mund të mendojmë t’i ndihmojmë për rindërtimin dhe e dini çfarë? Nëse do të ishte kështu, gjëja e fundit që do të donim të shkatërronim janë centralet elektrike, që janë më të kushtueshmet, dhe urat.”
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Nesër afati përfundimtar për marrëveshje me Teheranin, s’mund të kenë armë bërthamore! Propozimi i tyre për fundin e konfliktit, i pamjaftueshëm









