Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka akuzuar Iranin se e ka shkelur “shumë herë” marrëveshjen e armëpushimit.

Trump e ka postuar në Truth Social akuzën, por pa saktësuar se për çfarë po flet konkretisht.

Vlen të përmendet se Irani ka bërë akuza të ngjashme ndaj SHBA-ve. Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, ka thënë se sulmi amerikan dhe sekuestrimi i një anijeje mallrash në Gjirin Persik përbënin një shkelje të armëpushimit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump zgjat armëpushimin ‘deri në paraqitjen e një propozimi të ri’! Mediat iraniane: Teherani nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Islamabad